Irak: 30 të vrarë nga vala e sulmeve

Irak: 30 të vrarë nga vala e sulmeve

Hapësirat me popullatë shiite në irak është bërë pre e sulmeve me bomba , ku rezultojnë të paktën 30 të vrarë. Shpërthimet filluan dje menjëherë pas iftarit të së dielës në mbrëmje, ku humbën jetëb 8 vetë në qytetin-port në pjesën veriore të Irakut, Basra. Gjithashtu, raportohet se shpërthime pati edhe në Qerbela, Kut, Nasirija

Hapësirat me popullatë shiite në irak është bërë pre e sulmeve me bomba , ku rezultojnë të paktën 30 të vrarë.

Shpërthimet filluan dje menjëherë pas iftarit të së dielës në mbrëmje, ku humbën jetëb 8 vetë në qytetin-port në pjesën veriore të Irakut, Basra.

Gjithashtu, raportohet se shpërthime pati edhe në Qerbela, Kut, Nasirija dhe Musajib. Dita e dielë shënon,  ditën e katërt të njëpasnjëshme me dhunë, ku u vranë 30 vetë.

Iraku është në mes të periudhës më të keqe të dhunës për disa vite të fundit. Kjo i ka shtuar shqetësimet se ky vend mund të zhytet në luftë sektare, transmeton Rel.

Ditën e shtunë, më se 20 vetë ishin vrarë nga sulmet me bomba, që në shënjestër i kishin xhamitë sunite në Bagdad.

/Sonila Qazimi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar