iPhone i lirë dhe plastik, së shpejti në treg

iPhone i lirë dhe plastik, së shpejti në treg

Aktualisht po flitet për modelin e ri dhe më të lirë të iPhone, i cili mendohet se do të vijë me mbështjellësin e plastikës, ndërsa në internet janë paraqitur shumë koncept-dizajne të iPhone. Përveç listës së dizajneve, po flitet edhe për ngjyrat e shumta në të cilat, besohett se do të vijë versioni i lirë

Aktualisht po flitet për modelin e ri dhe më të lirë të iPhone, i cili mendohet se do të vijë me mbështjellësin e plastikës, ndërsa në internet janë paraqitur shumë koncept-dizajne të iPhone.

Përveç listës së dizajneve, po flitet edhe për ngjyrat e shumta në të cilat, besohett se do të vijë versioni i lirë i iPhone.

Gizmodo ka publikuar konceptin e iPhone të krijuar nga Martin Hajek, i cili e ka krijuar një dizajn të përafërt të iPhone-it të lirë.

“Ngjyrat e modelit të ri të iPhone do të jenë të isnpiruara nga ngjyrat e versionit të ri të sistemit të saj operativ, iOS 7, të cilat kanë ardhur nga versioni i dikurshëm me ngjyra i logos së Apple”, ka thënë ai.

/Amela Shehi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar