Inzagit i numërohen ditët tek Milani

0

Filipo Inzagi duket se i ka ditët e numëruara në stolin e Milanit. Mediat italiane citojnë burime pranë presidentit Silvio Berluskoni, sipas të cilave tekniku Inzagi do të shkarkohet nëse në katër ndeshjet e ardhshme nuk grumbullon dot 10 pikë.

Në rast të shkarkimit të Inzagit pa u mbyllur ky sezon, alternativa e vetme për drejtimin e klubit është zëvendëstrajneri Tasoti. Sa i përket sezonit të ardhshëm, emrat e përmendur për të marrë drejtimin e Milanit janë Konte, Spaleti dhe Montela.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here