Inzagi insiston të marrë Xhemajlin tek Milani

Skuadra e Milanit po negocion për blerjen e mesfushorit Blerim Xhemajli nga Napoli. E ardhmja e mesfushorit shqiptar mbetet e paqartë tek napolitanët, ndërkohë që ka një kontratë deri në vitin 2015. Mediat italiane raportojnë se ai nuk bën pjesë në planet e teknikut Rafa Benitez, ndërkohë që nga ana tjetër për shërbimet e tij

Skuadra e Milanit po negocion për blerjen e mesfushorit Blerim Xhemajli nga Napoli. E ardhmja e mesfushorit shqiptar mbetet e paqartë tek napolitanët, ndërkohë që ka një kontratë deri në vitin 2015.

Mediat italiane raportojnë se ai nuk bën pjesë në planet e teknikut Rafa Benitez, ndërkohë që nga ana tjetër për shërbimet e tij interesohet tekniku milanez Filipo Inzagi.

Sipas këtij calciomercato.com, trajneri Inzagi pëlqen karakteristikat e ish-lojtarit të Boltonit, Parmës dhe Torinos. Aktualisht për kartonin e tij Napoli kërkon 7 milionë euro, ndërkohë që Milani është i gatshëm të japë 6 milionë me gjithë bonuse.

/Objektiv.al/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar