Investimet, Peleshi dhe Gjiknuri në Izrael

Zëvëndës-kryeministri Niko Peleshi dhe Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri zhvilluan një vizitë zyrtare në Izrael. Gjatë kësaj vizite delegacioni shqiptar zhvilloi një takim me ministrin e Energjisë dhe Ujërave të Izraelit, z.Silvan Shalom. Në takim u diskutua për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, duke zgjeruar mundësinë që shoqëria izrealite të investojë në Shqipëri.

Ministri Shalon shfaqi interes më shumë për investime në energji, ujë dhe në teknologjinë e informacionit.

Pritet që Shqipëria të vizitohet nga një grup ekspertësh nga qeveria izrealite me qëllim përgatitjen e një marrëveshje të nevojshme bashkëpunimi në këto fusha me rëndësi për zhvillimin e vendit.

Ndërkohë gjatë qëndrimit në Izrael, Peleshi dhe Gjiknuri patën rastin të takohen edhe me shoqëritë më të mëdha izrealite në fushën e energjisë, turizmit dhe industrisë prodhuese.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar