Invalidja denoncon babain dhe vëllain për dhunë

Invalidja denoncon babain dhe vëllain për dhunë

Dhuna në familje këtë herë ka prekur një person invalid. 23-vjecarja  nga Lushnja, Majlinda Deneku, e cila ka deformime fizike dhe është e gjatë vetëm 1 e 35 centimetra, ka denoncuar dhunën që ushtrohet ndaj saj nga babai dhe vëllai. Ajo ka thënë se e kanë dëbuar shumë herë nga shtëpia dhe prej një muaji

Dhuna në familje këtë herë ka prekur një person invalid. 23-vjecarja  nga Lushnja, Majlinda Deneku, e cila ka deformime fizike dhe është e gjatë vetëm 1 e 35 centimetra, ka denoncuar dhunën që ushtrohet ndaj saj nga babai dhe vëllai. Ajo ka thënë se e kanë dëbuar shumë herë nga shtëpia dhe prej një muaji ata e detyrojnë që të flejë jashtë dhe si mbështetje ka vetem nënën, e cila kujdeset për të dhe e ushqen.

Ajo ka statusin e invalides dhe çdo muaj merr një shumë prej 9500 lekësh. Shkak i dhunës sipas saj është bërë pikërisht kjo shumë e cila prej dy muajsh nuk është marrë.

Majlinda ka bërë denoncimin në Policinë e Lushnjës për të kërkuar prej saj mbrojtje por policia nuk ka dhënë asnjë lloj reagimi. Ajo kërkon nga shteti që të ndërhyjë dhe t’i japë atë shumë parash duke e shpëtuar nga fati mjeran në të cilën ndodhet.

23-vjeçarja nga Lushnja tregon edhe për njohjen e saj me një djalë, lidhje të cilën dëshiron të vazhdojë por që familja i është bërë sërisht pengesë.

/Ariana Saraçi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar