INUK shemb ndërtesën pa leje të deputetit të PD-së

0

Një objekt i paligjshëm me sipërfaqe 185 metra katrorë pranë Rrugës së Kavajës në kryeqytet u prish paraditen e sotme. Sipas INUK, ndërtuesit e tij rezultonin të kishin abuzuar me 150 metra katrorë truall, duke zënë hapësirën publike të trotuareve.

Ndërtesa dykatëshe, e cila më parë kishte qenë shtëpi banimi, është në pronësi të shtetasit Astrit Veliaj, i cili aktualisht është edhe deputet i Partisë Demokratike.

Vetë pronari Veliaj nuk ka qenë i pranishëm në momentin e ndërmarrjes së aksionit, që ka vijuar pa kundërshtime nga ana e pronarëve të ndërtesës.

INUK vijon ndërkohë operacionet e lirimit të hapësirave në Vlorë, për zbatimin e projektit të zgjerimit të rrugës Skelë-Ujë i Ftohtë. Ata theksojnë se pronarët e objekteve janë shpronësuar me vendim të Këshillit të Ministrave dhe janë në proces dëmshpërblimi.

Ndërkohë, një ditë më parë në aksionin e nisur në qytetin e Vlorës pati edhe përplasje mes inspektorëve të INUK dhe banorëve dhe u desh ndërhyrja e policisë dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë që mbështetën aksionin.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here