Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Konferencë ndërkombëtare, studiues nga 11 shtete diskutojnë mbi zhvillimet e industrisë së medias

Konferencë ndërkombëtare, studiues nga 11 shtete diskutojnë mbi zhvillimet e industrisë së medias

0 Komentet 🕔26.03.2015 - 18:13

Studiues nga 11 shtete dhe 21 universitete të ndryshme, të mbledhur në konferencën ndërkombëtare mbi studimet në media dhe komunikim, diskutuan mbi zhvillimet dhe sfidat me të cilat përballet industria e medias.

Akademikë dhe profesionistë të fushës së medias, nga Franca, Irlanda, Turqia, Belgjika, Shqipëria, Kososva, Maqedonia etj, referuan punimet e tyre shkencore duke synuar tu japin përgjigje dilemave dhe problematikave që kanë sjellë ndryshimet teknologjikë në indistrinë e medias.

Temat në konferencë përfshijnë ndarjen e informacionit mbi kërkimin shkencor, zhvillimin, aplikimet e industrisë së medias, mediumet sociale, marketingun, komunikimin politik etj. Raportet e reja të pronësisë së medias kanë sjellë gjithashtu marrëdhënie të reja të pronarëve me produktin e medias, cilësinë e tij, me reklamuesit, politikanët dhe aktorët e tjerë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i Universitetit “’Hëna e Plotë” (Bedër), Dr. Ferdinand Gjana, pasi u uroi mirëseardhjen referuesve dhe pjesëmarrësve, shtroi rëndësinë e trajtimit të tematikave të tilla në kushtet e dixhitalizimit dhe trendeve të reja të medias.

Punimet e konferencës u përshëndetën nga Prof. Artan Fuga, drejtues i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, i cili u ndal në dinamikat e viteve të fundit, ku media tradicionale po sfidohet nga mjetet e reja të komunikimit. Media e re dixhitale  po krijon jo pak dilema dhe pikëpyetje, në lidhje me efektivitetin, besueshmërinë dhe audiencën. Ai u shpreh për rëndësinë që ka organizimi në partneritet me disa institucione i kësaj konference, duke uruar që referuesit, nëpërmjet punimeve të tyre, t’u japin përgjigje dilemave dhe zhvillimeve të fundit në industrinë e medias.

Zëvendësambasadori i Francës në Shqipëri, Didier Guilbert shprehu nderimin e pjesëmarrjes në këtë konferencë me rëndësi ndërkombëtare në kushtet e lindjes së platformave të reja të komunikimit.  Ai vuri gjithashtu në dukje dhe bashkëpunimin e ngushtë mes Universitetit “Hëna e Plotë” ( Bedër) me ambasadën franceze në aktivitete të ndryshme në kuadër të frankofonisë.

Prof. Dr. Briseida Mema, në cilësinë e kryetares së konferencës, u ndal në aktualitetin dhe rëndësinë që ka diskutimi i temave, në lidhje me industrinë e medias. Ajo theksoi se teknologjia ecën me ritme të shpejta dhe në këtë aspekt u takon studiuesve, gazetarëve dhe njerëzve të medias që të ecin me po atë ritëm për të mos ngelur mbrapa zhvillimeve teknologjike. Znj. Mema shprehu falenderimet për mbështetjen që Ambasada Franceze i ka dhënë vazhdimisht këtyre aktiviteteve, në kuadër të frankofonisë.

I ftuar në këtë event ishte edhe nënkryetari i Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik,  Alfred Peza, i cili falenderoi Universitetin “Hëna e Plotë”  (Bedër) për organizimin e kësaj konference, duke theksuar se aktivitete të kësaj natyre u shërbejnë jo vetëm profesionistëve të medias, por edhe publikut dhe politikëbërësve. Z. Peza u ndal edhe në procesin e kalimit në transmetime dixhitale si një detyrim ndërkombëtar.

I ftuar si folësi kryesor ishte  Prof. Eric Scherer nga Franca, njëkohësisht edhe drejtor i “Future Media” në Televizionin Francez. Profesor Scherer paraqiti për audiencën 10 sfidat e revolucionit digjital, si edhe  të industrisë mediatike që duhet të përshtatet me ndryshimet.

Profesor Scherer,  autor i esesë ‘’A kemi më nevojë për gazetarët’’, theksoi se rrjetet sociale, si: Facebook, Twitter,  Snapchat etj., po përhapen me hapa gjigandë, ndërsa media tradicionale po përpiqet të integrojë këto forma të reja komunikimi. Ai gjithashtu u shpreh se sipërmarrja në media është vështirësuar dhe  dixhitalizimi sjell nevojën e ekspertëve  në këtë fushë.

Konferenca  Ndërkombëtare mbi studimet në media dhe komunikim me temë: “Industria e medias, trendet, dinamika dhe sfidat’’, u organizua nga Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Universitetin “Hëna e Plotë” (Bedër), në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, “Ipek University” në Ankara, Universitetin e Prishtinës dhe Unionin e Gazetarëve të Shqipërisë

000 3 DSC_0073 DSC_0097 DSC_0171 ZK1A0083 ZK1A0101 ZK1A0125 ZK1A0158

 

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se me rezultatet e fundit Kombëtarja jonë e futbollit do të kualifikohet në Euro 2016?

View Results

Loading ... Loading ...

Moti

Sot E shtunë E diel
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 24, 2017
Pjesërisht vranët
16°/3°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 25, 2017
Clear
17°/8°
It is forcast to be 	
Shiu! at 7:00 PM CET on November 26, 2017
Shiu!
17°/6°
Sot E shtunë E diel
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 24, 2017
Pjesërisht vranët
16°/3°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 25, 2017
Pjesërisht vranët
16°/2°
It is forcast to be 	
Shiu! at 7:00 PM CET on November 26, 2017
Shiu!
4°/-2°
Sot E shtunë E diel
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 24, 2017
Clear
12°/-1°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 25, 2017
Clear
12°/2°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 26, 2017
Pjesërisht vranët
12°/2°

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr