Interi me sytë tek Aleksis Sançez

Interi me sytë tek Aleksis Sançez

Aleksis Sançez është një nga futbollistët më të lakuar për të kaluar tek skuadra e Interit këtë verë. Lajmi bëhet i ditur nga portali spanjoll Fichajes.net, sipas të cilit kiliani është objektivi kryesor i skuadrës zikaltër. Largimi i Sançezit nga Barcelona është  i sigurte, duke qenë se me ardhjen e Nejmarit nuk ka më vend

Aleksis Sançez është një nga futbollistët më të lakuar për të kaluar tek skuadra e Interit këtë verë. Lajmi bëhet i ditur nga portali spanjoll Fichajes.net, sipas të cilit kiliani është objektivi kryesor i skuadrës zikaltër.

Largimi i Sançezit nga Barcelona është  i sigurte, duke qenë se me ardhjen e Nejmarit nuk ka më vend për të, si dhe duhet të mbulohet shpenzimi i çmendur për brazilianin. Transferimi tek Interi do t’i kënaqte të gjithë, sipas “Fichajes”.

Sançez do të kthehej në një titullar fiks tek Interi. Kiliani do të rikthehej në Serinë A, ku u bë i famshëm tek Udineze. Sa i përket shifrave, asgjë nuk bëhet e ditur, por një shumë e konsiderueshme do të derdhet në arkat e Barcelonës.

/Dorjan Gjepali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar