Inter mposht Juventusin pas goditjes së penalltive

Inter mposht Juventusin pas goditjes së penalltive

Interi arrin fitoren e parë më peshë ndaj rivalit kryesor Juventus. Në ndeshjen miqësore të zhvilluar në  Nju Xhersi , e vlefshme për  turneun e zhvilluar ne Amerike, Interi ka siguruar fitoren e parë në këtë fillim sezoni përball kampionit të Italisë, Juventus. Të dyja skuadrat zbritën në fushë me formacionet më të mira dhe

Interi arrin fitoren e parë më peshë ndaj rivalit kryesor Juventus.

Në ndeshjen miqësore të zhvilluar në  Nju Xhersi , e vlefshme për  turneun e zhvilluar ne Amerike, Interi ka siguruar fitoren e parë në këtë fillim sezoni përball kampionit të Italisë, Juventus.

Të dyja skuadrat zbritën në fushë me formacionet më të mira dhe pas 90 minutash lojë ishin pënalltitë ato që vendosën fituesin.

Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1 ku për “ zikaltrit” shënoi  RIki Alvares, ndërsa për  “Zonjën e vjetër” shënoi Arturo Vidal nga pika e bardhë e penalltisë.

Pavarësisht rasteve të shumta asnjëra nga skuadrat nuk arriti të mbyllte ndeshjen brenda kohës së rregullt. Në goditjen e penalltive djemtë e Mazarit u treguan më të saktë dhe fituan me rezultatin 9-8. Heroi ishte portieri Karrizo që pasi priti penalltinë e Islas , shënoi edhe penalltinë e fitores për Interin.

Mazari fiton kështu betejën e parë përballë Antonio Kontes , mjaft e rëndësishme kjo për moralin e skuadrës në këtë pragfillim sezoni.

/Blerand Ismaili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar