Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Intel: ndaloni instalimin e “update” të çipave

Intel: ndaloni instalimin e “update” të çipave

0 Komentet 🕔23.01.2018 - 14:05

10

Zonat e programeve të lëshuara për të rregulluar mangësitë serioze të sigurisë në çipat e Intelit nuk duhet të aplikohen më, tha kompania.

Risitë e sjella nëpërmjet “update” u përpoqën të trajtonin të metat e quajtur Meltdown dhe Specter që, nëse shfrytëzohen, mund të ekspozojnë të dhëna të rëndësishme .

Shumë prej përdoruesve raportuan se paisjet e tyre ngadalësoheshin ose pushonin së punuari kur ata aplikonin përditësimet e Intel.

Intel tha se tani e dinte se çfarë i shkaktoi këto probleme dhe po zhvillonte përditësimet të freskëta që do të funksiononin më mire, dhe ju kërkoi falje për “çdo ndërprerje” që ndryshimi i përditësimeve Intel do të shkaktonte.

Disa kompani kanë raportuar gjithashtu se kopmjuterat e tyre punonin më ngadalë pasi kanë aplikuar përditësimet e Intel. Në një blog, inxhinieri i Lyft Matt Klein tha se kishte parë një ngadalësim prej 20% kur serverët e tij po shkëmbejnë të dhëna.

Edhe Microsoft ka këshilluar përdoruesit e tij që përdorin cipet AMD kundër aplikimit të patch-it, sepse mund të ndalojnë paisjet e tyre së punuari.

Përgatiti: E.S.L

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr