INSTAT: Inflacioni i nëntorit vetëm 1%

0

Inflacioni pësoi një tjetër rënie drastike në muajin nëntor duke arritur vlerën 1% nga 1.7% që ishte në muajin tetor. Kjo është vlera më e ulët e inflacionit gjatë këtij viti.

Sipas të dhënave nga Insituti i Statistikave (INSTAT) përcaktues në rënien e inflacionit ishte ulja e çmimeve në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, inflacioni i të cilave në muajin  nëntor ra në 2.1%, nga 3.5% që ishte një muaj më parë. Nëngrupet “Bukë dhe drithëra”, “Fruta” dhe “Zarzavate, përfshi patate” pësuan rënie të ndjeshme të indeksit të çmimeve.

Produktet ushqimore vazhdojnë të japin ndikimin kryesor në inflacion gjatë këtij viti. Nga 1% që ishte inflacioni total për nëntorin, rreth 0.85% erdhi nga pikërisht nga grupi i ushqimeve, ndërsa një kontribut më të lehtë në rritje dhanë edhe grupet “Pije alkoolike dhe duhan”, si edhe “Qira, lëndë djegëse, energji”.

Sipas analizave të Bankës së Shqipërisë, inflacioni i detyrohet dobësisë së kërkesës, si për kërkesën e brenshme ashtu edhe për kërkesën globale në tërësi, që po ushtron presione të ulëta për rritjen e çmimeve të lëndëve të para.

Në raportin e Politikës Monetare për tremujorin e tretë të këtij viti, Banka e Shqipërisë parashikon vazhdim të inflacionit të ulët edhe gjatë vitit të ardhshëm, në intervalin 0.4% deri në 3.1%.

/Enkeleda Cami/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here