INSTAT:Tregtia me Italinë 37 %

0

Sipas të dhënave nga INSTAT mësohet se në nëntor të vitit 2013 eksporti i mallrave arriti në 21 miliardë lekë, me një rritje rreth 7 për qind krahasuar me te njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritje më të madhe ka patur në eksportet e grupeve: “Produkte kimike dhe plastike” afërsisht 45 %, “Prodhime druri dhe letre” afërsisht 41 % dhe “Tekstile dhe këpucë” afërsisht 14 %. Eksporti i grupit “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” u ul afërsisht 15 % dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u ul afërsisht 13 %.

Defiçiti tregtar për këtë muaj është 23 mld lekë, duke shënuar një ulje afërsisht 12 % krahasuar me vitin e kaluar.

Tregtia me vendet e BE-së është rreth 66 %. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia, Turqia, Kina dhe Greqia. Tregtia me Italinë është afërsisht 37 %, ndërsa me Turqinë, Kinën dhe Greqinë është afërsisht  7 %.

\Muzafere Dema\

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here