Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

INSTAT: Ulet inflacioni në 1.7%, rriten çmimet e konsumit

INSTAT: Ulet inflacioni në 1.7%, rriten çmimet e konsumit

0 Komentet 🕔07.11.2013 - 07:00

Sipas Insitutit të Statistikave, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin tetor 2013 ka qenë 1.7 përqind më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Niveli i inflacionit si rezultat i rënies së konsumit të brendshëm vijon të jetë nën kuotën e parapëlqyer nga Banka e Shqiprisë (2-4%). Një vit më parë rritja e çmimeve, gjithnjë në bazë vjetore, ka qenë 2.4 për qind në tetor.

Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi ulje 0.1 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm.

Ulje çmimesh vërehen edhe në disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve, si ”peshk” me 1.3 për qind, ”sheqer dhe ëmbëlsira” me 0.8 për qind, ”mish” me 0.1 për qind, etj.

Ulja më e madhe e çmimeve prej 3.9 për qind vërehet në nëngrupin “fruta”, me 2.9 për qind në grupin ”Komunikim” , kryesisht si rezultat i uljes së tarifave të shërbimit të telefonisë celulare dhe prej 0.1 përqind grupi i ”Transporti”. Brenda këtij grupi çmimi i naftës nuk ka ndryshuar, ndërsa çmimi i benzinës shënoi ulje prej 0.1 për qind.

Ndërsa Indeksi i nëngrupit ”zarzavate përfshirë patatet” shënoi rritje 3.8 për qind dhe Indeksi i grupit ”Veshje dhe këpucë” ka shënuar rritje prej 0.4 përqind

/Enkeleda Cami/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr