INSTAT, rritja ekonomike 1,7%

0

Të dhënat e Institutit të Statistikave, për tremujorin e parë tregojnë se Prodhimi Kombëtar u rrit sërish me shifrën minimale 1.7 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas shifrave, kjo rritje minimale është favorizuar fort nga fakti se në tremujorin e parë të 2012-ës, rritja ishte negative.

Ndërkaq, INSTAT thotë se, për këtë tremujor rritja ekonomike është udhëhequr nga ecuria e mirë e prodhimit industrial me 14.8 për qind dhe post telekomunikacionit me 15.4 për qind. Gjithashtu, ecuri pozitive ka patur edhe bujqësia me shërbimet, përkatësisht 2.1 dhe 1.3 për qind.

Sipas INSTAT, tre degët e tjera të ekonomisë kanë vijuar të tkurren.  Nga këto, ndërtimi ra me 4.8 për qind, tregtia me 2.1 për qind dhe transporti me 2.9 për qind.

Partneri më i madh ekonomik i vendit, Eurozona mbetet e ndrydhur në një recesion të pafund, ku edhe për tremujorin e parë të këtij viti prodhimi u tkurr me 0.2 për qind.

Vendi ynë tashmë është zyrtarisht në krizë kredie dhe veҫ kësaj rritja ekonomike pritet të frenohet edhe nga kontributi negativ i sektorit publik.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here