INSTAT: Rritet papunësia në shkallë kombëtare

INSTAT: Rritet papunësia në shkallë kombëtare

Sipas vlerësimeve  të  bëra nga anketa  tremujore e Forcave të Punës  (ATFP ) 2012-2013 gjatë tremujorit të parë të këtij viti shkalla e papunësisë për popullsinë 15-64 vjeç në Shqipëri llogaritet në 14.5% dhe shkalla e papunësisë afatgjatë 11%. Sipas INSTAT-it, krahasur me tremujorin e parë të vitit  2012 shkalla e papunësisë është rritur 1.1%

Sipas vlerësimeve  të  bëra nga anketa  tremujore e Forcave të Punës  (ATFP ) 2012-2013 gjatë tremujorit të parë të këtij viti shkalla e papunësisë për popullsinë 15-64 vjeç në Shqipëri llogaritet në 14.5% dhe shkalla e papunësisë afatgjatë 11%.

Sipas INSTAT-it, krahasur me tremujorin e parë të vitit  2012 shkalla e papunësisë është rritur 1.1% dhe vlerësohet se  është më e lartë  për meshkujt se për femrat. Kjo tregon nivel më të lartë të kërkimit të punës nga meshkujt  nga femrat.

Në 3-mujorin e parë  të vitit  për meshkujt shkalla e papunësisë llogaritet 15.8% dhe për femrat 12.9%.

Për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç shkalla e papunësisë ishte 24% krahasuar me tremujorin e katërt 2012 rezulton të jetë ulur me 1%.

Për popullsinë 30-64 vjeç në tremujorin e parë shkalla e papunësisë ishte 11.3% dhe shkalla e papunësisë afatgjatë 9.1%.

Sipas anketimeve të bëra ,shumica e të papunëve u drejtohen të afërmve, miqve dhe shokëve  për të gjetur një punë.

Kjo metodë kërkimi për punë është kombinuar edhe me aplikimin direkt tek një punëdhënës, me vendosjen e lajmërimeve në gazeta, studimin e lajmërimeve për vende të lira pune në gazeta.

/Ariana  Saraci/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar