Të dhënat e fundit nga Instituti i Statistikave tregojnë se kemi rritje të eksporteve krahasuar me muajin prill të një viti më parë . Gjatë këtij viti u eksportuan 205 milionë dollarë mallra, duke shënuar një rritje me 6.7 për qind krahasuar me një një vit më parë dhe 14.4 për qind krahasuar me prillin
Të dhënat e fundit nga Instituti i Statistikave tregojnë se kemi rritje të eksporteve krahasuar me muajin prill të një viti më parë . Gjatë këtij viti u eksportuan 205 milionë dollarë mallra, duke shënuar një rritje me 6.7 për qind krahasuar me një një vit më parë dhe 14.4 për qind krahasuar me prillin e vitit 2012.
Në raportin e INSTAT thuhet se : “Deficiti tregtar i këtij muaji është 207 milionë dollarë duke shënuar një rritje prej 10 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 5.3 për qind krahasuar me prill 2012”. Grupi i eksporteve që kanë shënuar rritjen më të madhe është ai i materialeve të ndërtimit edhe metaleve , ndërsa, përsa u përket importeve me rritjen me të lartë është grupi i produkteve kimike dhe plastike.
Ndërkaq, tregtia me vendet e BE është 66 për qind dhe partnerët kryesorë tregtarë për vendin tonë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia.
/Erilda Sulika/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *