INSTAT: Papunësia në Shqipëri në nivelin 12.8%

INSTAT: Papunësia në Shqipëri në nivelin 12.8%

Instituti i statistikave në raportin e tij më të fundit konstatoi se niveli i papunësisë për tremujorin e parë të vitit është në masën 12.8 për qind. Sipas INSTAT numri mesatar i të papunëve të regjistruar si punëkërkues është 141.939. Ndërkohë specialistët e  INSTAT thanë se për këto të dhëna janë mbështetur tek informacioni i Ministrisë

Instituti i statistikave në raportin e tij më të fundit konstatoi se niveli i papunësisë për tremujorin e parë të vitit është në masën 12.8 për qind. Sipas INSTAT numri mesatar i të papunëve të regjistruar si punëkërkues është 141.939.

Ndërkohë specialistët e  INSTAT thanë se për këto të dhëna janë mbështetur tek informacioni i Ministrisë së Punës, Çështjëve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Ndërkaq nga këto të papunë të regjistruar, vetëm 5.9% përfituan pagesë papunësie.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave niveli bazë i pagesës së papunësisë është 6.850 lekë, ajo e ndihmës ekonomi të pjesshme 3.390 lekë dhe ndihma e plotë ekonomike është 4,195 lekë.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar