INSTAT: Në vitin 2013 niveli i papunësisë arriti në 15.6 %

Instituti i Statistikave ka publikuar raportin vjetor për vitin 2013 për tregun e punës në Shqipëri, ku të dhënat tregojnë se niveli i papunësisë arriti në 15.6%, duke shënuar një rritje vjetore prej 2.2%. Sipas INSTAT, papunësia rezulton më problematike tek të rinjtë. Shkalla e papunësisë te të rinjtë e moshës 15-34 vjeç është 30.2

Instituti i Statistikave ka publikuar raportin vjetor për vitin 2013 për tregun e punës në Shqipëri, ku të dhënat tregojnë se niveli i papunësisë arriti në 15.6%, duke shënuar një rritje vjetore prej 2.2%.

Sipas INSTAT, papunësia rezulton më problematike tek të rinjtë. Shkalla e papunësisë te të rinjtë e moshës 15-34 vjeç është 30.2 %, duke u rritur me 2.3 % kundrejt vitit të mëparshëm.

Gjatë 2013-ës pati një rritje të shkallës së papunësisë për personat me arsim të lartë me rreth 1.8%.

Duke analizuar shkallën e papunësisë sipas nivelit arsimor, në tregun e punës në Shqipëri vihet re që shkalla e papunësisë është me e lartë për personat me arsim të lartë, me 14.7 % se sa për personat me arsim bazë apo 8 dhe 9-vjeçar.

Një tjetër tipar dallues i tregut shqiptar të punës është pjesa relativisht e lartë e të papunëve të dekurajuar, të moshës 15-64 vjeç, të cilët në vitin 2013 përbënin 23% të të gjithë individëve ekonomikisht joaktivë, qofshin këta meshkuj apo femra.

Instituti i Statistikave konstaton se gjatë vitit që lamë pas, krahasuar me vitin e mëparshëm, numri i të punësuarve u ul me 11.2%. Sipas të dhënave zyrtare, pothuajse 3 në 7 të punësuar me pagë punuan në një nga pesë sektorët kryesorë të ekonomisë, si ndërtimi, administrata publike, industria përpunuese, arsimi dhe tregtia me shumicë dhe pakicë. Punësimi është dominuar nga sektori bujqësor dhe nga ai i shërbimeve.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar