INSTAT: Inflacioni gjatë muajit shkurt 1.9%, mbetet nën kufirin minimal

Insituti i Statistikave, INSTAT njoftoi se në muajin shkurt 2014, inflacioni ishte 1.9% ndërkohë që në të njëjtin muaj të vitit të kaluar inflacioni ishte në masën 2.5%. Sipas Bankës së Shqipërisë (BSH), niveli i inflacionit vijon të mbetet nën kufirin minimal të përcaktuar nga banka (2-4%) për të distain muaj radhazi. Banka e Shqipërisë

Insituti i Statistikave, INSTAT njoftoi se në muajin shkurt 2014, inflacioni ishte 1.9% ndërkohë që në të njëjtin muaj të vitit të kaluar inflacioni ishte në masën 2.5%.

Sipas Bankës së Shqipërisë (BSH), niveli i inflacionit vijon të mbetet nën kufirin minimal të përcaktuar nga banka (2-4%) për të distain muaj radhazi.

Banka e Shqipërisë thotë se kjo situatë është e ndikuar nga rënia e konsumit dhe vështirësitë financiare të qytetarëve dhe biznesit.

Rritja më e madhe e çmimeve vihet re në grupin e “pijeve alkoolike dhe duhan” me 6.3%, grupi “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 5.6%, grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” me 2.9%, grupi “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2.0%, grupi “hotele, kafene dhe restorante” me 1.9% etj.

Ndërsa ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “veshje dhe këpucë” me 3.4%, grupi “komunikimi” me 2.8%, grupi “shëndeti” me 1.3% etj.

Rritja vjetore në muajin shkurt është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1.14 %.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar