Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

INSTAT: Eksportet në muajit shtator u rritë me 11.1%

INSTAT: Eksportet në muajit shtator u rritë me 11.1%

0 Komentet 🕔24.10.2013 - 22:02

Instituti i statistikave ka njoftuar se eksportet kanë shënuar rritje, duke u shëndërruar në një shtyllë ku po mbështetet ekonomia shqiptare aktualisht. Sipas INSTAT në muajn shtator u eksportuan 21.3 3 miliardë lekë mallra me rritje 11.1 % kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Ndërsa  importet kanë pësuar rënie të mëtejshme, duke dëshmuar për ngadalësimin e konsumit dhe pasiguritë e qytetarëve për të shpenzuar. Gjatë muajit shtator të këtij viti, importet arritën vlerën e 41.8 miliardë lekëve, duke shënuar një rënie prej 10 % kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Rritja e eksporteve dhe rënia e importeve kanë përmirësuar bilancin tregtar të vendit. Defiçiti tregtar arriti në shtator në 20.5 miliardë lekë, duke shënuar një rënie prej 24.8 për qind kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Eksportet janë të orjenuara drejt vendeve të Bashkimit Europian ,ku Italia dhe Greqia janë partnerët kryesorë tregtare. Gjatë këtij viti shkëmbimet tregtare janë rritur duke zgjeruar hartën e tregtisë edhe  me shtete të tjera si Ukraina, Rusia, Britania e madhe, SHBA dhe Turqia. Eksoprtet  përbëjnë 66.4% të tregëtisë.

/Enkeleda Cami/

 

 

 

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr