Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

INDUSTRIA E “GABIT”

INDUSTRIA E “GABIT”

0 Komentet 🕔23.05.2013 - 14:31

Nga: Najada Fosa

Moda e shqiptarëve në tranzicion është ndjekur kryesisht në tregun e rrobave të përdorura, ose e thënë ndryshe në zhargonin tonë “Gabi”. Në këtë treg gjen çdo ditë të javës me qindra e qindra shqiptarë, njerëz të të gjithë moshave, fëmijë me prindërit e tyre, adoleshentë, të rinj e të reja të cilët kërkojnë një plaçkë të bukur për t’u paraqitur sa më bukur pranë shoqërisë dhe ambienteve ku ato frekuentojnë.

Por në këtë treg gjigant tashmë, nuk mungojnë as gjyshërit dhe gjyshet tona, të cilët kërkojnë të blejnë ndonjë dhuratë për nipërit dhe mbesat e tyre. Të gjithë vijnë në këtë treg për një qëllim të vetëm: Të gjejnë ndonjë rrobë të bukur që u shkon për shtat, ndonjë rrobë që kur mbahet në trup, maskon mirëqenien e vërtetë të çdo individi, maskon pamundësinë për të ndryshuar diçka nga jeta e tyre, duke i bërë të duken hijshëm dhe të ndjehen mirë me veten.

Por e vërteta e kësaj ndjesie pozitive që të falin këto rroba vjen pikërisht nga fakti se aty gjen gjithçka dhe nga firmat më të njohura në mbarë botën si: Dolce & Gabbana, Beneton,Guci, Giorgo Armani, Valentino, Pierre Cardin etj. Madje duket se ky biznes është më komod se çdo biznes tjetër, pasi të serviret në lagje, në rrugicë, mu pranë shtëpisë ku ti banon.

Kjo është ana pozitive e këtij tregu nevojtarësh, pasi ana e panjohur ose e thënë ndryshe ana negative është një e vërtetë trishtuese po të mendosh për “pronarët “ e këtyre rrobave. Këto rroba që mbahen në trup kanë nga një histori të tyre, të pathënë. Një fustan të një vajze të llastuar e cila e ka flakur tej që në veshjen e saj të parë, një këmishë e një zotërie me post të lartë, një palë këpucë të një “engjëlli” që kurrë nuk lindi…e sa e sa raste të tjera, të shumta që ne shqiptarët as që e kemi menduar ndonjëherë, por thjesht i gëzohemi faktit që i gjejmë me çmim të arsyeshëm në tezgat e “gabit”.

Kjo është vetëm një panoramë e asaj çka ne shohim dhe dimë rreth kësaj industrie të madhe e cila po përhapet çdo ditë e më shumë në vendin tonë. Për ta vëzhguar më hollësisht se si funksionon kjo tregti e rrobave të përdorura,  një tregtar i cili merret me këtë punë, z. Granit Hyska, sqaron se tregtia e rrobave është me të vërtetë një gjë e veçantë. “Kam 25 vite që merrem me këtë punë dhe sot jam 50 vjeç. Më duket sikur koha nuk ka kaluar dhe un e bëj këtë punë me shumë kënaqësi si në fillim. Jam një ndër  tregtarët me të mëdhenj nga 15 tregtarë që ka Tirana. Përveçse shes vetë rroba të ndryshme në magazinën time pranë 21Dhjetorit, në lagjen Frosina Plaku, mallin e shpërndaj dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, duke qenë se marr një sasi të madhe veshjesh, pasi në Itali shkoj 2 herë në muaj dhe blej rreth 20-30 dengje për çdo udhëtim”, thote Graniti.

Duket sikur për këta tregtarë nuk ndihet aspak vështirësia e punës që ata bëjnë. “Malli i destiluar vjen nga e gjithë Europa Qendrore dhe Perëndimore me tren, dhe grumbullohen në Firence e Napoli të Italisë, të cilat janë dy pikat kryesore të mbledhjes së grumbullimit të rrobave që transportohen drejt Shqipërisë. Në këto dy qytete, malli pasi ndahet sipas kategorive përkatëse, destilohet për së dyti herë dhe ndahet në dengje të cilat variojnë nga 100 deri në 250 kilogram”, shton ai. “Ajo çka përbën më shumë interes në punën time, veçanërisht këto 2-3 vitet e fundit , është bashkëpunimi im me tregtarë të dyqaneve të mirëfillta ose të quajtur ndryshe  ‘Butikë’, të cilët blejnë mallin më cilësor, mallin me etikë, me shumicë, për ta shitur në ‘butiket’ e tyre”.

Kjo ka ardhur si pasojë e krizës së madhe ekonomike në vendin tonë pasi po të pyesësh shitësit nëpër firma apo butike sa të kënaqur janë me punën e tyre, me fitimin që ata nxjerrin, e vetmja përgjigje që do të marrësh është: Nuk kemi nxjerrë asgjë për sot. Në fakt është e vërtetë, pasi në gjendjen ekonomike ku gjendemi sot, janë të pakta rastet kur mund të blihen në këto vende.

Ja si rrëfen Violeta Alimani, njëra nga tregtaret në kryeqytet: “Para disa kohësh kam punuar në një butik me veshje të grupmoshave të ndryshme. Në fillim më pëlqente kjo punë, por fillova të stresohem kur njerëzit vinin, pyesnin për çmimin, vështronin sikur do të blinin diçka, dhe në fund largoheshin duar bosh. Kishte raste kur nuk fitoja dhe një qindarkë të vetme, por dhe ato pak para që fitoja nuk dilnin as për të paguar qiranë e butikut”.

Zgjedhja e duhur që bëri znj. Violeta ishte të hiqte dorë nga ky butik dhe t’i kthehej tregtisë së “gabit”. “Kisha shoqe që shisnin rroba të ‘përdorura’ siç i quajmë ne, por rëndësia e tyre ishte tepër e çmuar për ata që i blinin. Vendosa dhe unë ta provoj me ndihmën e shoqeve të mia. Blija rroba në magazina të mëdha ku i shisnin me dengje dhe kilogram. Një kilogram kushton nga 200 deri në 850 lekë”, thotë znj. Violeta. Më pas ajo shton: “ Jo vetëm që jam e kënaqur me këtë punë që bëj por edhe fitoj shumë para, sepse njerëzit sot turren nga rrobat me çmim të lirë ku dhe gjen gjithçka që nuk mund ta gjesh në vende të tjera. Do vazhdoj më këtë punë edhe për shumë vite radhazi, pasi jam e lumtur, sepse mbi të gjitha nuk është e lodhshme”.

Ja vlen të vlerësohet puna e këtyre tregtarëve të cilët jo vetëm që mendojnë për ekonominë e tyre por edhe për mundësinë financiare të njerëzve në pamundësi. Por vlen të shikohet më në brendësi mashtrimi i disa “butileve” të cilët e shesin mallin e marrë në “industrinë e madhe të gabit” dhjetëfish më shtrenjtë në “butikun” e tyre të famshëm.

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se me rezultatet e fundit Kombëtarja jonë e futbollit do të kualifikohet në Euro 2016?

View Results

Loading ... Loading ...

Moti

Sot E martë E mërkurë
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 20, 2017
Clear
13°/-1°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 21, 2017
Pjesërisht vranët
13°/3°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 22, 2017
Clear
15°/2°
Sot E martë E mërkurë
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 20, 2017
Pjesërisht vranët
9°/0°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 21, 2017
Pjesërisht vranët
14°/3°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 22, 2017
Clear
16°/2°
Sot E martë E mërkurë
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 20, 2017
Pjesërisht vranët
7°/-4°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 21, 2017
Pjesërisht vranët
8°/-3°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 22, 2017
Clear
12°/-2°

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr