Indi, treni shtyp një grup peligrinësh, turma vret shoferin

Indi, treni shtyp një grup peligrinësh, turma vret shoferin

Një tren ka shtypur një grup të peligrinëve hindu të cilët gjendeshin në hekurudhë në Indinë lindore, ku më shumë se 30 persona kanë mbetur të vrarë. Zyrtarët e hekurudhës indiane kanë thënë se treni i shpejtësisë së lartë nuk duhej të ndalonte në atë pikë, mirëpo disa njerëz duke menduar se do të ndalet

Një tren ka shtypur një grup të peligrinëve hindu të cilët gjendeshin në hekurudhë në Indinë lindore, ku më shumë se 30 persona kanë mbetur të vrarë.

Zyrtarët e hekurudhës indiane kanë thënë se treni i shpejtësisë së lartë nuk duhej të ndalonte në atë pikë, mirëpo disa njerëz duke menduar se do të ndalet në stacion nuk janë larguar kur e kanë parë trenin të afrohet.

Pasi treni është ndaluar, turma e zemëruar i kanë nxjerrë shoferët jashtë dhe i ka rrahur.

Një nga shoferët ka vdekur për shkak të goditjeve që të marra, ndërsa tjetri është në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Turma e zemëruar gjithashtu i ka vënë zjarrin disa prej vagonëve dhe nuk ka lejuar që ekipet e shpëtimit të shkojnë drejt vendit të aksidentit.

/Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar