Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Indeksi i çmimeve të konsumit i pandryshueshëm

Indeksi i çmimeve të konsumit i pandryshueshëm

0 Komentet 🕔15.03.2014 - 10:34

Indeksi i çmimeve të konsumit në Kosovë për muajin shkurt 2014 është i pa ndryshuar (0,0 %), krahasuar me muajin janar 2014, ndërsa shkalla e inflacionit në muajin shkurt 2014 krahasuar me të njëjtën periudhë 2013 ishte 0,1%.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) mosndryshimi i indeksit ka ndodhur për shkak të  ndryshimeve të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e indeksit të çmimeve të konsumit me një ngritje prej 3,0 %.

“Çmimet e konsumit në Kosovë u ngritën për 0,1% në muajin shkurt 2014 krahasuar me muajin shkurt 2013. Ngritje e çmimeve vërehet të nëngrupet: Mish (3,8%),  pemë (4,3%), duhan (6,2%), veshje (3,3%), këpucë (3,8%), orendi dhe aparatura, qilimat dhe shtrojat tjera për dysheme (2,4%), shërbimet hoteliere (2,8%), shërbime bankare (35,5%) me një ndikim të përbashkët prej 1,3 % në indeksin e çmimeve të konsumit”, thuhet në publikimin, Indeksi i çmimeve të konsumit (IÇK) për muajin shkurt 2014”,

Gjithashtu sipas ASK-së, ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve te nëngrupet: Bukë dhe drithëra (-6,6%), vajra dhe yndyra (-10,9%), perime (-4,9%), sheqer dhe ëmbëlsira (-4,9%), përdorimi i pajisjeve për transportin personal- nafta dhe benzina për (-4,3%), me një ndikim të përbashkët prej -1,2 % në indeksin e çmimeve të konsumit.

/Enkekelda Cami/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr