Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Incident në kufirin Kosovë-Maqedoni, persona të armatosur sulmojnë stacionin policor

Incident në kufirin Kosovë-Maqedoni, persona të armatosur sulmojnë stacionin policor

0 Komentet 🕔21.04.2015 - 15:23

Një grup prej rreth 40 personash, me uniformë të UÇK-së dhe armatim të rëndë, kanë hyrë nga Kosova dhe kanë marrë nën kontroll pikën kufitare me Maqedoninë, duke mbajtur peng edhe 4 policët kujdestar, deklaron Policia maqedonase.

Policia e ka quajtur “sulm terrorist”, incidentin për të cilin njoftoi të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit në pikën kufitare në fshatin Gushincë të Komunës së Likovës, pavarësisht se nuk ka pasur as krisma e as të lënduar.

“Maqedonia, përkatësisht institucionet shtetërore, mëngjesin e sotëm ishin shënjestër e një sulmi terrorist. Rreth orës 2:30 pas mesnate, një grup i madh prej rreth 40 personash sulmuan kullën kufitare të Gushincës në afërsi të kufirit verior. Personat kanë qenë të armatosur mirë dhe kanë pasur uniforma dhe maska me shenja të UÇK-së, si dhe kanë folur shqip mes tyre. Gjatë sulmit janë mbajtur peng 4 nëpunës policorë të cilët në atë moment kanë qenë kujdestar në pikën e kontrollit”, deklaroi Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.

Zëdhënësi i policisë tha se sulmuesit kanë regjistruar me një video-kamerë të gjitha kërcënimet që iu kanë drejtuar 4 policëve të kapur në vend.

“Sulmuesit i kanë çarmatosur, dhe tre prej tyre i kanë lidhur me pranga dhe kanë filluar të godasin njërin prej nëpunësve policorë. Ata kanë nxjerrë edhe kamerën dhje kanë filmuar ngjarjen. Personi i cili e ka drejtuar grupin në gjuhën shqipe, përmes një përkthyesi i cili e ka folur keq gjuhën maqedonase me serbizma, u është drejtuar policëve të lidhur me fjalët në vijim: Ne jemi nga UÇK, përcilljani të gjithëve se as Ahmeti dhe as Gruevki nuk mund t’ju shpëtojnë. Ne duam shtetin tonë dhe nuk duam asnjë marrëveshje Ohri. Prej tani, askush nuk guxon të vijë lartë. Nëse ju dhe cilindo tjetër, e kapim përsëri, të gjithëve do t’iu eliminojmë”, tha Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.

Kotevski tha se grupi i armatosur është tërhequr, duke iu lënë afat gjysmë ore që edhe policët të linin pikën e kontrollit. Njëri nga policët i cili nuk ka qenë i prangosur, ka liruar tre kolegët e tij dhe të gjithë bashkë kanë zbritur drejt Kumanovës. Sipas Kotevskit, policët kanë dëgjuar krisma në ajër, gjatë largimit të tyre, gjë që nënkupton se ata kanë qenë nën vëzhgim nga distanca nga grupi i armatosur. Megjithatë zëdhënësi i policisë nuk u përgjigj në pyetjen e televizionit Alsat se kush e mban aktualisht kontrollin e pikës kufitare në fshatin Gushincë. Sipas tij, informatat nuk do të zbardhen për interes të hetimeve, pavarësisht se deri tani, nga ajo që Kotevski shprehu, policia e ka ndërtuar dinamikën e ngjarjes. /Alsat-M/ 

 

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se me rezultatet e fundit Kombëtarja jonë e futbollit do të kualifikohet në Euro 2016?

View Results

Loading ... Loading ...

Moti

Sot E shtunë E diel
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 24, 2017
Pjesërisht vranët
16°/3°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 25, 2017
Clear
17°/9°
It is forcast to be 	
Shiu! at 7:00 PM CET on November 26, 2017
Shiu!
17°/6°
Sot E shtunë E diel
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 24, 2017
Pjesërisht vranët
16°/3°
It is forcast to be Mostly Cloudy at 7:00 PM CET on November 25, 2017
Mostly Cloudy
16°/2°
It is forcast to be 	
Shiu! at 7:00 PM CET on November 26, 2017
Shiu!
4°/-3°
Sot E shtunë E diel
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 24, 2017
Clear
12°/-1°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 25, 2017
Clear
12°/2°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 26, 2017
Pjesërisht vranët
12°/2°

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr