“In and Out” mirëpret 11 skulptorë të rinj

“In and Out” mirëpret 11 skulptorë të rinj

Studentët e degës së skulpturës kanë hapur dje  ekspozitën e tyre të parë,  të titulluar “In and Out”. Punët e artistëve të rinj janë prezantuar në ambientet e jashtme të Galerisë së vogël dhe një pjesë në ambient të mbyllur. Kuratori dhe njëkohesisht petagogu i studentëve Genc Mulliqi, e vlerësoi tepër punën e artistëve të

Studentët e degës së skulpturës kanë hapur dje  ekspozitën e tyre të parë,  të titulluar “In and Out”.

Punët e artistëve të rinj janë prezantuar në ambientet e jashtme të Galerisë së vogël dhe një pjesë në ambient të mbyllur.

Kuratori dhe njëkohesisht petagogu i studentëve Genc Mulliqi, e vlerësoi tepër punën e artistëve të tij, pasi nëpërmjet krijimit të tyre ato kanë sjellë frymëzime krejtësisht personale të shprehura në forma të ndryshme dhe teknika të ndryshme, duke u ballaqafuar kështu më së miri me audiencën.

Por, përvec kënaqësisë së shprehur në fjalimin e tij, profesori i artëve flet edhe për problemet, ku  pranon se arti i skulpturës vuan nga mungesa e ekspozimit, ky fakt shihet edhe tek artistët e rinj kur dalin nga bankat e shkollës.

 /Najada Fosa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar