Imazhe 3D me një piksel të vetëm

Imazhe 3D me një piksel të vetëm

Disa shkencëtarë skocezë kanë arritur të zbulojnë një metodë me kosto të ulët për të krijuar imazhe 3D. Sistemi i tyre përdor detektorë të cilët kanë vetëm një piksel të vetëm për të pasqyruar dritën në vend të sensorëve me miliona piksel që përdoren nga kamerat digjitale. Sensorët e aparateve digjitale kanë një ndjeshmëri të

Disa shkencëtarë skocezë kanë arritur të zbulojnë një metodë me kosto të ulët për të krijuar imazhe 3D. Sistemi i tyre përdor detektorë të cilët kanë vetëm një piksel të vetëm për të pasqyruar dritën në vend të sensorëve me miliona piksel që përdoren nga kamerat digjitale. Sensorët e aparateve digjitale kanë një ndjeshmëri të kufizuar ndërsa aparati i ri me një piksel mund të kapë informacione përtej të dukshmes.

Detektorët mund të “shohin” përtej frekuencave të dritës së dukshme. Studiuesit shprehen se këta detektorë mund të përdoren në të ardhmen ehe në fusha të mjekësisë dhe të gjeografisë. Hulumtuesit thanë se kjo metodë mund të përdoret nga gjetja e vendndodhjes së naftës deri në ndihmën e doktorëve për të gjetur tumoret.

Ata thanë se detektorët me një piksel kushtojnë shumë më pak në krahasim me sistemet aktuale që janë në përdorim. Në bazë të aftësisë që ka ky model i ri për të krijuar imazhe 3D me anë të gjatësisë së valës, pritet që të bëhet një mjet shumë i vlefshëm në shumë industri të ndryshme.

/Ejup Lila/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar