Ilaramndei tek Reali për 32.19 milion Euro

Ilaramndei tek Reali për 32.19 milion Euro

Reali I Madridit ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshjen me Real Sociedatin për mesfushorin Ilaramendi për shumën e 32.19 milion eurove. Klubi ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes për 23-vjeçar-in kampion Evrope me U-21 vjeçar-ët nëpërmjet faqes zyrtare të internetit. “Reali i Madridit ka nënshkruar një kontratë me Asier Ilaramendin, i cili do të

Reali I Madridit ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshjen me Real Sociedatin për
mesfushorin Ilaramendi për shumën e 32.19 milion eurove.

Klubi ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes për 23-vjeçar-in kampion Evrope me U-21 vjeçar-ët nëpërmjet faqes zyrtare të internetit.

“Reali i Madridit ka nënshkruar një kontratë me Asier Ilaramendin, i cili do të jetë me ne për gjashtë vitet e ardhshme. Lojtari do të prezantohet ditën e Shtunë në orën 13:00 në Santiago Bernabeu, pasi të ketë kryer vizitat mjekësore”. Ka thënë klubi në saitin zyrtarë

Spanjolli është produkt i akademisë së Sociedatit, dhe ka qenë një ndër pikat kryesore të ekipit që kurë bëri debutimin e parë në 2010. Ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në arritje e Ligës së Kampionëve nga Sociedati për sezonin e ardhshëm, duke u pozicionuar në vendin e katërt.

Ilaramedi është transferimi i katërt i bërë nga Reali këtë verë pas, Kasemiros, Iskos dhe Daniel Karvajalit.

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar