Ikardi përfundimisht i Interit

Ikardi përfundimisht i Interit

Sulmuesi argjentinas, Mauro Ikardi, e ka kompletuar transferimin e tij nga Sampdoria te Interi me një marrëveshje bashkëpronësie. Sulmuesi shkëlqeu te Sampdoria edicionin e kaluar pasi erdhi nga akademia e Barcelonës dhe tani ka bërë një hap të madh në karrierën e tij duke kaluar në një klub më të madh. Ai ka nënshkruar kontratë

Sulmuesi argjentinas, Mauro Ikardi, e ka kompletuar transferimin e tij nga Sampdoria te Interi me një marrëveshje bashkëpronësie.

Sulmuesi shkëlqeu te Sampdoria edicionin e kaluar pasi erdhi nga akademia e Barcelonës dhe tani ka bërë një hap të madh në karrierën e tij duke kaluar në një klub më të madh. Ai ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me zikaltërit.

“Mauro Ikardi tani edhe zyrtarisht është lojtar i Interit. Sulmuesi argjentinas 20-vjeçar është blerë nga Sampdoria me një marrëveshje bashkëpronësie”, shkruan në faqen zyrtare të Interit.

“Unë jam i lumtur që kam ardhur këtu. Shpresoj të bëj më të mirën për ekipin dhe tifozët. Mezi po pres t’ia filloj sezonit të ri”, ka thënë Ikardi.

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar