IKAP: Shkollat shqiptare në kushte të rënda

IKAP (Inspektoriati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar) pas një kontrolli kryesisht në Klimë, Etikë dhe Kujdesi ndaj nxënësit në shkollat shqiptare, rezultoi se në raportin e paraqitur në Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës kemi të bëjmë me një sërë mungesash të theksuara. “Në dy shkolla të inspektuara është konstatuar prania e reagentëve kimikë të skaduar

IKAP (Inspektoriati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar) pas një kontrolli kryesisht në Klimë, Etikë dhe Kujdesi ndaj nxënësit në shkollat shqiptare, rezultoi se në raportin e paraqitur në Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës kemi të bëjmë me një sërë mungesash të theksuara.

“Në dy shkolla të inspektuara është konstatuar prania e reagentëve kimikë të skaduar në laboratorë, por ato janë të izoluara dhe nuk rrezikojnë sigurinë e nxënësve”, – shkruhet në këtë raport.

Mangësia më e shpeshtë është ajo e ngrohjes e cila sigurohet vetëm në 57 % të  shkollave 9 vjeçareve dhe gjimnazeve. Tjetër mungesë janë palestrat dhe në të shumtën e rasteve banjot janë jashtë funksionit.

“Në pjesën më të madhe, shkollat e inspektuara nuk disponojnë mjedise të brendshme të përshtatshme për zhvillimin e lëndës së edukimit fizik (palestra), ndërsa mjediset e jashtme sportive jo në të gjitha rastet janë të rregulluara dhe të përshtatshme për zhvillimin normal të procesit mësimor. Shkollat, në 57% të rasteve, kanë siguruar ngrohjen e mjediseve të brendshme me dru zjarri dhe me energji elektrike duke iu dhënë prioritet klasave të ciklit të ulët, ndërsa shkollat e tjera nuk kanë marrë masa për sigurimin e ngrohjes së mjediseve. Bibliotekat e shkollave të inspektuara në shumë shkolla janë funksionale, por në to rezultojnë pak tituj librash për të plotësuar nevojat e nxënësve dhe shkollës. Tualetet e shkollave përgjithësisht janë në nivele të pranueshme higjiene, por jo në të gjitha rastet janë funksionale dhe të mjaftueshme, krahasuar kjo me numrin e nxënësve”, – thuhet më tej në raportin e paraqitur në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës.

Shkollat të cilat janë monitoruar nga IKAP janë kryesisht të qyteteve: Tiranë, Kukës, Shkodër, Librazhd, Divjakë, Fushë Krujë, Pogradec, Lezhë, Durrës, dhe Mat.

/Erzen Carja/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar