IGFM: Maqedonia po shkel të drejtat e njeriut

0

 

IGFM-Instituti i Përgjithshëm i Menaxhimit dhe Financave ne Ballkan  i ka bërë sot apel  qeverisë së Maqedonisë të respektojë parimet ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.

“Maqedonia nëse dëshiron të hyje në NATO dhe Bashkimin Evropian, duhet patjetër ti respektoje të drejtat dhe liritë e njeriut, ti lirojë të pafajshmit dhe ti thotë Stop, njëherë e përgjithmonë padrejtësive”, tha kryetari i kësaj organizate ne Maqedoni, Idriz Sinani.

“Maqedonia në vitin 1995 edhe pse nënshkroi Protokollin në Kombet e Bashkuara për të drejtat dhe liritë e njeriut në Këshillin e Evropës ku garantohen 10 pikat e të drejtat e njeriut, ajo aspak nuk po i respekton ato, siç janë: 1. E drejta në jetë, 2. Ndalimi i torturës, 3. Ndalimi i robërisë, 4. E drejta për fer gjykim, 5. E drejta për respektimin e jetës private, 6. Ndalimi i diskriminimit, 7. Mbrojtja e pronësisë, 8. E drejta për arsim, 9. E drejta për lëvizjen e lirë, etj.”, tha  Sinani.

Dega e IGFM-ës në Maqedoni ka në fokus të punës së saj mbrojtjen e të drejtave qytetare, në një rajon problematik ku psikologjia e ndasive dhe përjashtimeve etnike prodhon trysni, dhunë, si dhe  veprime arbitrare të institucioneve të shtetit.

“Në shtetet ballkanike, edhe pse janë sjellë dhe aprovuar shumë ligje që çojnë ujë në mullirin e të drejtës, praktikisht ende veprohet me koka të nxehta të disa funksionarëve apo pushtetmbajtësve të cilët përdorin apo zbatojnë dhunë, diskriminim, korrupsion, tregti me njerëz, mungon gjykimi korrekt, mbrojtja e pronësisë, mungojnë zgjedhjet e lira dhe shumë e shumë padrejtësi të tjera sociale, ekonomike, arsimore, politike e tjera, që përplasen me realitetin multinacional, shoqërinë qytetare demokratike në Ballkan dhe veçmas në Maqedoni”, tha Sinani.

Gjithashtu, dega e IGFM-së në Maqedoni, me seli në Kumanovë, rastet e theksuara  i ka bërë të njohura para organeve apo institucioneve ndërkombëtare të drejtësisë, siç janë: OSBE-ja, Unioni Evropian, Komiteti i Helsinkit, Gjykata e Strasburgut dhe institucione tjera nga të cilët është kërkuar rishqyrtimi i rasteve ku janë shkelur të drejtat dhe liritë e njeriut.

/Elta Liksenaj/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here