“Ifigjenia në Aulidë” në amfiteatrin e Rugovës

“Ifigjenia në Aulidë” në amfiteatrin e Rugovës

Premiera “Ifigjenia në Aulidë”, e mbajtur këto ditë në amfiteatrin Malaj të Rugovës, me regji të Enver Petrovcit është mirpritur shumë mirë nga mbarë publiku. Drama e Euripidit që në antikitetin grek personifikohej me besimin dhe flijimin ndaj hyjnive, si kushti kryesor dhe i domosdoshëm për t’i kapërcyer pengesat e luftës, solli një shfaqje-jehonë në

Premiera “Ifigjenia në Aulidë”, e mbajtur këto ditë në amfiteatrin Malaj të Rugovës, me regji të Enver Petrovcit është mirpritur shumë mirë nga mbarë publiku.

Drama e Euripidit që në antikitetin grek personifikohej me besimin dhe flijimin ndaj hyjnive, si kushti kryesor dhe i domosdoshëm për t’i kapërcyer pengesat e luftës, solli një shfaqje-jehonë në Bjeshkët e Nemuna, në truallin e së cilës janë shfaqur shumë drama të rënda jetësore, por asnjëherë drama të tilla teatrore.

Ka qenë kjo ajo që i ka mbledhur qytetarët, artdashësit dhe punëtorët të cilët panë me entuziazëm kureshtje amfiteatrin rugovas.

Trupa teatrore e shfaqjes e përbërë nga aktorët: Aida Alidemi, Agron Shala, Oriada Zeza, Kremtim Krasniqi, Besim Ajeti dhe Avni Lushtaku i sollën publikut emocione të shumta.

“Historia le të fillojë” u shpreh Enver Petrovci, duke shtuar se le të jetë ky një rrugëtim i mbarë dhe i hapur i këtij amfiteatri për shfaqje të tjera teatrale.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar