Ibra plotëson dëshirën e djaloshit që po ndërron jetë

0

Futbollisti Zllatan Ibrahimoviç ka pranuar t’i plotësojë dëshirën e fundit një djaloshi boshnjak për ta takuar, pasi mjekët i kishin dhënë shpresë vogëlushit për të jetuar vetëm një muaj. I prekur nga sëmundja e leukemisë, 8-vjeçari Hajrudin Kamenjas kishte thënë se dëshira e tij e fundit ishte të takonte futbollistin me origjinë boshnjake.

hajrudin

Nëna e vogëlushit, Amela Kamenjas, deklaroi për mediat vendase se djali i saj kishte shprehur hapur dëshirën për të takuar Ibran para se të ndërronte jetë.  Ajo shton se Hajrudini 8-vjeçar e thërret futbollistin “Ibrakadabra” dhe ndjek gjithmonë nga mediat lajmet e fundit për të.

Dëshira e Hajrudinit ka zënë vend nëpër gazetat më prestigjioze në Bosnje, Kroaci, Francë, Itali, Suedi, etj. Ibrahimoviç shënoi mbrëmë dy gola me PSG-në në Ligën e Kampionëve dhe menjëherë pas ndeshjes fluturoi drejt Sarajevës për t’i plotësuar dëshirën vogëlushit.

/Objektiv.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here