I propozon për martesë dhe e çon prostitutë minorenen, 4.8 vite burg për Vukaj

I propozon për martesë dhe e çon prostitutë minorenen, 4.8 vite burg për Vukaj

Gjykata e tiranës ka zbardhur sot dëshminë e minorenes dhe dënon  me 4.8 vite burg Besnik Vukaj. Sipas minorenes me iniciale L.D, Besnik Vukaj e kishte gënjyer se po martohej me të për një jetë më të mirë në Itali, por ka ndodhur e kundërta menjëherë pas arritjes në Itali, Besnik Vukaj e ka detyruar

Gjykata e tiranës ka zbardhur sot dëshminë e minorenes dhe dënon  me 4.8 vite burg Besnik Vukaj.

Sipas minorenes me iniciale L.D, Besnik Vukaj e kishte gënjyer se po martohej me të për një jetë më të mirë në Itali, por ka ndodhur e kundërta menjëherë pas arritjes në Itali, Besnik Vukaj e ka detyruar minorenen që të dalë në rrugët e Gjenovës si prostitutë.

Fillimisht e mitura nuk ka pranuar, por pas presioneve të shumta është detyruar të dalë  dhe të gjithë të ardhurat që fitonte ia dorëzonte tutorit besnik Vukaj. Edhe pse shumë herë L.D ka përfunduar spitaleve të italisë nga plagët e marra nga thika prej klientëve nuk ka mundur që të dalë nga kthetrat e këtij rrjeti.

Më pas e mitura bashkë me tutorin kthehen për të jetuar në qytetin e Durrësit, ku ky i fundit i kishte kërkuar të miturës të dale si prostitutë nëpër hotele të ndryshme në Durrës dhe Tiranë. Ky veprim ka filluar derisa policia e Shijakut e ka arrestuar Besnik Vukajn.

Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 7 vite burg Besnik Vukaj, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai është dënuar vetëm me 4.8 vite burg.

/Erina Haxhiu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar