I mohohet dashuria, tenton vetëvrasjen

I mohohet dashuria, tenton vetëvrasjen

Një 18-vjeçare nga qyteti i Korçës ka tentuar të vetëhelmohet me detergjent xhamash, pasi prindërit nuk e lejonin të shoqërohej me djalin që dashuronte. Vajza me inicialet Xh.P. ka vendosur t’i japë fund jetës pas një zënke me prindërit, por ndërhyrja e tyre në kohë ka shmangur fundin tragjik. Menjëherë pas zënkës adoleshentja është dërguar

Një 18-vjeçare nga qyteti i Korçës ka tentuar të vetëhelmohet me detergjent xhamash, pasi prindërit nuk e lejonin të shoqërohej me djalin që dashuronte.

Vajza me inicialet Xh.P. ka vendosur t’i japë fund jetës pas një zënke me prindërit, por ndërhyrja e tyre në kohë ka shmangur fundin tragjik.

Menjëherë pas zënkës adoleshentja është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës. Sipas doktorëve, vajza ndodhej në gjendje kritike, por fatmirësisht detergjenti i konsumuar nuk ka dhënë efektin final.

Sipas pohimeve të prindërve, “kleçka” e kësaj zënke ka qënë fakti se vajza e tyre kërkonte me ngulm të shoqerohej me një djal nga po i njëjti fshat. Kundërshtimi i prindërve për veprimet e vajzës së tyre e ka shtyrë këtë të fundit të tentojë vetëflijimin.

/Erzen Carja/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar