I fiksuar pas psikologes Jorida Rustemi, vlonjati përfundon në gjyq

I fiksuar pas psikologes Jorida Rustemi, vlonjati përfundon në gjyq

Psikologia e njohur Jorida Rustemi ka qenë prej disa muajsh pre e shqetësimeve dhe ndjekjes së një të riu 26-vjeçar nga Vlora, situatë të cilën ajo ka preferuar ta zgjidhë nëpërmjet denoncimit në Polici. Gazeta Panorama raporton sot gjerësisht mbi këtë ngjarje duke paraqitur edhe procesverbalin e seancës së parë të gjyqit të zhvilluar më

Psikologia e njohur Jorida Rustemi ka qenë prej disa muajsh pre e shqetësimeve dhe ndjekjes së një të riu 26-vjeçar nga Vlora, situatë të cilën ajo ka preferuar ta zgjidhë nëpërmjet denoncimit në Polici.

Gazeta Panorama raporton sot gjerësisht mbi këtë ngjarje duke paraqitur edhe procesverbalin e seancës së parë të gjyqit të zhvilluar më datë 2 maj.

Sipas denoncimit, mësohet se që prej verës së vitit të shkuar 26-vjeçari i fiksuar pas Rustemit e ka shqetësuar atë nëpërmjet thirrjeve telefonike, mesazheve në Facebook, duke i shkuar madje dhe në klinikën e saj private.

Përveç komplimenteve për pamjen e jashtme dhe paraqitjen në publik, personi në fjalë i ka propozuar edhe për bashkëjetesë e martesë. Nga deklarimet që Jorida ka bërë në Polici, del se i akuzuari kishte tentuar disa herë që ta takojë në zyrën e saj në Tiranë.

/ D.P. /  

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar