I dënuar me burg dhe në kërkim nga Interpol, reperi finlandez fshihej në Tiranë

0

Mike Soilder është reper nga Finlanda, është dënuar në prill të 2017-s nga Gjykata e Apelit të Helsinkit me tre vite e 11 muaj  burg për veprrat penale të drogës dhe armës pa leje, si dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur. Për të kanë shkruar disa media ndërkombëtare.

interpoli-1140x570

Njoftimi i policisë:

Një tjetër i kërkuar bie në pranga falë bashkëpunimit të suksesshëm të Interpol Tirana me homologët.

Kapet dhe arrestohet personi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, shtetasi  finlandez M. S., 34 vjeç.

Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua nga Drejtoria Qendrore Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një bashkëpunimi të suksesshëm në shkëmbimin e informacioneve në kohë reale mes ZQK Interpol Tirana dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të INERTPOL.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë finlandeze, pasi Gjykata e Apelit në Helsinki, në prill 2018 e ka dënuar me 3 vjet e 11 muaj burgim, për vepra penale të rënda në fushën e narkotikëve, armëmbajte pa leje dhe shumë raste të përsëritura në disa qytetete në Finlandë, në periudhën dhjetor 2016 – prill 2017, ku ka shkaktuar panik dhe rrezik për qytetarët duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike dhe pa leje drejtimi.

Shtetasit finlandez M. S., kryeson listën e personave të kërkuar në Finlandë, kjo sipas konfirmimit të Interpol Helsinkit, për shkak të panikut dhe rrezikut që ka shkaktuar për qytetarët.

Kapja dhe arrestimi provizor i shtetasit M. S., u bë  me qëllim ekstradimi drejt Finlandës.

XH.ZOGU

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here