I AKSIDENTUARI I LARË NË GJAK, ASKUSH NUK I VJEN NË NDIHMË

Ish-kryeministri Sali Berisha poston pamje tronditëse nga një ngjarje në kryeqytet, tek zona e Unazës. Sipas të dhënave, bëhet fjalë për një të aksidentuar në Katund të Ri, Durrës, i cili shikohet të jetë i mbuluar në gjak dhe ambulanca nuk duket gjëkundi. “Përshëndetje doktor Berisha. Shihe këtë video në Katund të Ri, Durrës. Aksident!

Ish-kryeministri Sali Berisha poston pamje tronditëse nga një ngjarje në kryeqytet, tek zona e Unazës. Sipas të dhënave, bëhet fjalë për një të aksidentuar në Katund të Ri, Durrës, i cili shikohet të jetë i mbuluar në gjak dhe ambulanca nuk duket gjëkundi.

“Përshëndetje doktor Berisha. Shihe këtë video në Katund të Ri, Durrës. Aksident! Presim me orë, as policia, as ambulanca nuk përgjigjet”, shkruan qytetari.

Nuk ka ende të dhëna se çfarë mund të ketë ndodhur me qytetarin, por sipas postimit të Berishës, i aksidentuari shikohet të jetë i shtrirë pa ndjenja dhe askush nuk i ka ardhur në ndihmë.

E.GJ

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar