Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Hyn në fuqi ligji i patentave me pikë

Hyn në fuqi ligji i patentave me pikë

0 Komentet 🕔02.07.2013 - 09:10

Qeveria e Shqipërisë më 14 qershor ka miratuar ndryshimet në sistemin e lejes së drejtimit (patentës) me pikë.

Ministrisë së Transporteve, muaj më parë i propozoi qeverisë rregulloren e zbatimit të Kodit Rrugor, cila përmban disa ndryshime që sjellin në zbatim sistemin e heqjes së pikëve në patentë për çdo kundravajtës deri te heqja e lejes së drejtimit, kur arrihet kuota zero pikë.

Qeveria ka bërë publike një tabelë në të cilën janë listuar të gjitha kundravajtjet rrugore dhe përcaktimi për numrin e pikëve që hiqen në patentë për secilën nga shkeljet.

Në vendimin e qeverisë thuhet se “pas nenit 312 të Kodit Rrugor të Shqipërisë, shtohet neni 312/1, me këtë përmbajtje: “Neni 312/1 leje drejtimi me pikë (Neni 120/1 i Kodit Rrugor) dhe zbatimi i saj sipas tabelës së heqjes së pikëve për çdo kundravajtje.

Gjithashtu, në pikën tre të këtij ligji, parashtrohet se të gjithë drejtuesit e mjeteve duhet t’iu nënshtrohen kurseve të kualifikimit dhe provimeve për kategorinë më të lartë të shënuar në lejen e drejtimit të anuluar.

Me vendim të qeverisëm pikët e secilit drejtues do të publikohen në faqen në internet të DPSHTR-së, duke iu referuar numrit të lejes së drejtimit.

Në vijim të këtij vëndimi thuhet se: “për drejtuesit e mjetit rrugor, që janë punonjës të shërbimeve të Policisë Rrugore dhe kontrolleve të tjera në rrugë, sipas neneve 11 dhe 12 të Kodit Rrugor, numri i pikëve të tabelës së mësipërme dyfishohet”.

Në vendim nuk janë tëpërfshira automjeteve të autoshkollave dhe drejtuesve të tyre, referuar nenit 120 të Kodit Rrugor.

Tabela është  publikuar  sot për herë të parë nga gazeta “Panorama”.

TABELA E  HEQJES SE PIKEVE TE LEJEDREJTIMIT

Drejtuesi i mjetit rrugor që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë.
Hiqen 8 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor që zotëron leje drejtimi prej më pak se 3 vjetësh, që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë.
Hiqen 10 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda një viti.
Hiqen 10 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor që qarkullon kundërvajtje në kthesat.
Hiqen 6 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor që hyn kundërvajtje në rakordimet konvekse.
Hiqen 5 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor që qarkullon kundërvajtje me fushëpamje të kufizuar.
Hiqen 10 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor që përshkon karrexhatën kundërvajtje kur rruga është e ndarë në disa karrexhata të veçanta.
Hiqen 10 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor është përsëritës i shkeljes së dispozitave të nenit 140, pika 10, të Kodit Rrugor, të ndryshuar, brenda vitit.
Hiqen 10 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor, duke u futur në kryqëzim, nuk i jep përparësi mjetit tjetër që vjen nga e djathta dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 12 muajsh.
Hiqen 5 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor në kapërcimin e linjave hekurudhore a të tramvajit, nuk i jep përparësi mjetit që lëviz mbi shina dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 12 muajsh.
Hiqen 5 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor nuk respekton sinjalet e vendosura të përparësisë në kryqëzim dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 12 muajsh.
Hiqen 5 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor nuk respekton sinjalet e vendosura të detyrimit të ndalimit para vijës së ndalimit, përpara se të futet në kryqëzim dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 12 muajsh.
Hiqen 5 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor nuk i jep përparësi atij që qarkullon në rrugë, kur hyhet në rrugë nga zona që nuk janë për kalim publik dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 12 muajsh.
Hiqen 8 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor zë kryqëzimin apo dhe kapërcimin e linjave hekurudhore a të tramvajit, duke mos pasur mundësi të lirojë zonën e manovrimit pa penguar kalimin e mjeteve që vijnë nga drejtime të tjera dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 12 muajsh.
Hiqen 8 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor ose i kafshës nuk i jep përparësi atij që qarkullon në rrugë, kur hyhet në rrugë nga shtigje të udhëve për kafshë dhe pista biçikletash dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 12 muajsh.
Hiqen 8 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor vazhdon lëvizjen, ndonëse sinjalizimi i semaforit ose i policit të trafikut e ndalojnë këtë lëvizje.
Hiqen 10 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor që i afrohet një kalimi në nivel nuk tregon kujdesin maksimal, me qëllim mënjanimin e aksidentit.
Hiqen 6 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor përpara zënies së një kalimi në nivel pa barriera ose gjysmëbarriera nuk sigurohet që asnjë tren të jetë duke u afruar.
Hiqen 6 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor, përpara një kalimi në nivel pa barriera ose gjysmëbarriera, kalon kur barrierat ose gjysmëbarrierat janë duke u mbyllur ose janë mbyllur.
Hiqen 6 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor, përpara një kalimi në nivel kalon kur gjysmëbarrierat janë duke u hapur.
Hiqen 6 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor, përpara një kalimi në nivel kalon kur janë duke funksionuar sinjalizimet ndriçuese.
Hiqen 6 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor, përpara një kalimi në nivel kalon kur janë duke funksionuar objektet zëvendësuese të barrierave ose gjysmëbarrierave.
Hiqen 6 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor, përpara një kalimi në nivel në rast të detyrimit të ndalimit të mjetit nuk bën përpjekje për ta zhvendosur mjetin ose nuk shmang çdo rrezik për njerëzit.
Hiqen 6 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor nuk zbaton ndalimet e parakalimit sipas pikave 9, 10, 11, 12 dhe 13 të nenit 146, të Kodit Rrugor, të ndryshuar dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 24 muajsh.
Hiqen 8 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor nuk zbaton ndalimet e parakalimit sipas pikës 14, të nenit 146, të Kodit Rrugor, të ndryshuar dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 24 muajsh.
Hiqen 8 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor, si pasojë e mosrespektimit të largësisë së sigurisë ndërmjet mjeteve, shkakton përplasje me dëmtime të rënda për mjetin dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 12 muajsh.
Hiqen 10 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor nuk zbaton detyrimet e ndalimit dhe përparësisë gjatë këmbimit të mjeteve sipas përcaktimeve të pikave 1, 2 dhe 3, të nenit 148, të Kodit Rrugor, të ndryshuar dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 12 muajsh.
Hiqen 8 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor që kryen një nga transportet në kushte jonormale, si dhe qarkullon me një nga mjetet jashtë norme, pa marrë autorizimin përkatës.
Hiqen 6 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor që kryen transport në kushte jonormale ose qarkullon me një mjet jashtë norme, pa zbatuar kushtet e përcaktuara në autorizim.
Hiqen 6 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor që përdor makina ngarkim-transporti për transportimin e mallrave të ndryshme nga ato të parashikuara në nenin 54, pika 1, shkronja “n”.
Hiqen 6 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor që përdor një mjet që e kalon kufirin e ngarkesës së lejuar të përcaktuar në nenin 62, në rrugë dhe autostrada.
Hiqen 6 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor qarkullon me mjet që transporton mallra të rrezikshme pa marrë leje, kur parashikohet.
Hiqen 6 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor qarkullon me mjet që transporton mallra të rrezikshme pa respektuar kushtet e vëna të autorizimit për ruajtjen e sigurisë.
Hiqen 10 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor, gjatë qarkullimit në autostrada, në rrugë interurbane kryesore dhe në rrugë të tjera që kanë karakteristika strukturore të ngjashme me to, nuk respekton ndalimin e kthimit të sensit të lëvizjes dhe kapërcimi i trafikndarësit edhe aty ku ai mungon.
Hiqen 10 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor, gjatë qarkullimit në autostrada, në rrugë interurbane kryesore dhe në rrugë të tjera që kanë karakteristika strukturore të ngjashme me to, nuk respekton ndalimin e kalimit në karrexhatë ose pjesë të saj në sens lëvizjeje të kundërt me atë të lejuar.
Hiqen 10 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor, gjatë qarkullimit në autostrada, në rrugë interurbane kryesore dhe në rrugë të tjera që kanë karakteristika strukturore të ngjashme me to, nuk respekton ndalimin e qarkullimit në korsinë e emergjencës, përveçse kur ndalohet me mjetin ose rifillohet lëvizja.
Hiqen 10 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor gjatë qarkullimit në autostrada, në rrugë interurbane kryesore dhe në rrugë të tjera që kanë karakteristika strukturore të ngjashme me to, nuk respekton ndalimin e qarkullimit në korsitë e ndryshimit të shpejtësisë, përveçse kur hyhet ose dilet nga karrexhata.
Hiqen 10 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor, gjatë qarkullimit nuk respekton detyrimin e lënies së lirë të kalimit dhe duke ndaluar kur është e nevojshme, sapo dëgjon përdorimin e sinjaleve zanore shtesë të alarmit dhe sisteme shtesë të sinjalizimit pamor e me dritë vezulluese blu; nga automjetet dhe motorët në shërbim të policisë, nga autoambulancat ose mjetet zjarrfikëse.
Hiqen 10 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor, gjatë qarkullimit nuk respekton detyrimin e mosndjekjes nga afër të automjeteve dhe motorëve në shërbim të policisë, të autoambulancave ose të mjeteve zjarrfikëse, duke shfrytëzuar progresionin e lëvizjes lirë gjatë përdorimit prej tyre të sinjaleve zanore shtesë të alarmit dhe sisteme shtesë të sinjalizimit pamor e me dritë vezulluese blu.
Hiqen 10 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor në shërbim të policisë, të autoambulancave ose të mjeteve zjarrfikëse gjatë qarkullimit, jo në përmbushje të shërbimeve urgjente të institucionit, përdor sinjalizime zanore shtesë të alarmit dhe/ose sisteme shtesë të sinjalizimit pamor e me dritë vezulluese blu.
Hiqen 10 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor, gjatë qarkullimit përdor sinjalizime zanore shtesë të alarmit dhe/ose sisteme shtesë të sinjalizimit pamor e me dritë vezulluese, në kundërshtim me përcaktimin e pikës 1, të nenit 175, të Kodit Rrugor, të ndryshuar.
Hiqen 10 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor qarkullon me mjet të papajisur me tahograf, kur është parashikuar që mjeti duhet të ketë një të tillë.
Hiqen 10 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor qarkullon me mjet të pajisur me tahograf që nuk funksionon.
Hiqen 10 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor qarkullon me mjet në gjendje të dehur.
Hiqen 10 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor qarkullon me mjet të pajisur me tahograf që nuk i ka karakteristikat në përputhje me ato të përcaktuara.
Hiqen 10 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor qarkullon me mjet të pajisur me tahograf kur nuk është futur letra e regjistrimit.
Hiqen 10 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor qarkullon me mjet të pajisur me tahograf kur janë prekur vulat ose është ndryshuar.
Hiqen 10 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor nuk pranon të bëhet verifikimi i gjendjes psikofizike si pasojë e ndikimit të alkoolit.
Hiqen 10 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor nuk pranon të bëhet verifikimi i gjendjes psikofizike si pasojë e ndikimit të alkoolit në rast aksidenti.
Hiqen 10 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor qarkullon me mjet nën ndikimin e lëndëve droguese ose psikotrope.
Hiqen 10 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor nuk pranon të bëhet verifikimi i gjendjes psikofizike si pasojë e ndikimit të lëndëve droguese ose psikotrope.
Hiqen 10 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor nuk pranon të bëhet verifikimi i gjendjes psikofizike si pasojë e ndikimit të lëndëve droguese ose psikotrope në rast aksidenti.
Hiqen 10 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor nuk zbaton detyrimin e ndalimit në rast aksidenti vetëm me dëme materiale.
Hiqen 10 pikë

Drejtuesi i mjetit nuk paraqet pa lëvizur nga mjeti, me kërkesën e funksionarëve, oficerëve dhe policëve, kur janë me uniformë ose të pajisur me dokumentin e caktuar dallues, leje-qarkullimin, leje-drejtimin dhe çdo dokument tjetër që, sipas normave të Kodit Rrugor, duhet të ketë me vete.
Hiqen 10 pikë

Drejtuesi i mjetit rrugor nuk zbaton detyrimin e ndalimit në rast aksidenti me dëme në njerëz.
Hiqen 15 pikë

Drejtuesi i mjetit nuk ndalon, kur kjo kërkohet nga funksionarë, oficerë dhe policisë, të cilëve u takon kryerja e shërbimeve të Policisë Rrugore, kur janë me uniformë ose të pajisur me dokumentin e caktuar dallues
Hiqen 10 pikë

Drejtuesi i mjetit nuk mundëson kontrollin e mjetit për verifikimin dhe zbatimin e normave në lidhje me karakteristikat dhe pajisjen e mjetit.
Hiqen 6 pikë

Drejtuesi i mjetit nuk respekton ndërprerjen e udhëtimit, kur sistemet e sinjalizimit pamor dhe të ndriçimit ose gomat paraqesin defekte a parregullsi të tilla që mund të krijojnë rrezik të madh për sigurinë e tij dhe të të tjerëve, duke pasur parasysh edhe kushtet atmosferike ose kushtet e rrugës.
Hiqen 10 pikë

Drejtuesi i mjetit nuk zbaton urdhrin për të ndaluar ose të vazhdojë udhëtimin, duke treguar kujdes të veçantë që të mos dëmtojë rrugën.
Hiqen 8 pikë

Drejtuesi i mjetit nuk qëndron në pikat e kontrollit policor ose postbllokun e ngritur nga Policia e Shtetit ose Policia Ushtarake.
Hiqen 10 pikë

Drejtuesi i mjetit nuk u bindet sinjalizimeve të personelit ushtarak, edhe të pashoqëruar nga personeli i Policisë Rrugore, që i jepen për të lejuar lëvizjen e kolonës ushtarake.
Hiqen 8 pikë

 /Sonila Qazimi/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Moti

Sot E hënë E martë
It is forcast to be Mostly Cloudy at 7:00 PM CET on December 16, 2018
Mostly Cloudy
10°/1°
It is forcast to be 	
Shiu! at 7:00 PM CET on December 17, 2018
Shiu!
11°/4°
It is forcast to be Mostly Cloudy at 7:00 PM CET on December 18, 2018
Mostly Cloudy
11°/-1°
Sot E hënë E martë
It is forcast to be Mostly Cloudy at 7:00 PM CET on December 16, 2018
Mostly Cloudy
1°/-8°
It is forcast to be Bore! Showers at 7:00 PM CET on December 17, 2018
Bore! Showers
-3°/-5°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on December 18, 2018
Pjesërisht vranët
1°/-7°
Sot E hënë E martë
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on December 16, 2018
Pjesërisht vranët
Array°/-11°
It is forcast to be Bore! Showers at 7:00 PM CET on December 17, 2018
Bore! Showers
1°/-6°
It is forcast to be Bore! Showers at 7:00 PM CET on December 18, 2018
Bore! Showers
-2°/-6°

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr

Warning: mt_rand(): max(-1) is smaller than min(0) in /var/www/clients/client2/web29/web/wp-content/plugins/wunderground/wunderground.php on line 214