Hurma (arabie), mbrojtësja e zemrës dhe luftuese e stresit.

Hurmat zënë një vend të rëndësishëm në sofrën e muajit të Ramazanit. Ekspertët thonë që përdorimi i hurmave në mënyrë të rregulluar pa e tejkaluar, ul rrezikun e prekjes nga kanceri dhe sëmundjeve të damarëve dhe zemrës, luftuese e stresit Hurma përmban minerale, potasium, magnez, kalcium, fosfat, hekur dhe për këtë ajo nuk duhet të

Hurmat zënë një vend të rëndësishëm në sofrën e muajit të Ramazanit.

Ekspertët thonë që përdorimi i hurmave në mënyrë të rregulluar pa e tejkaluar, ul rrezikun e prekjes nga kanceri dhe sëmundjeve të damarëve dhe zemrës, luftuese e stresit

Hurma përmban minerale, potasium, magnez, kalcium, fosfat, hekur dhe për këtë ajo nuk duhet të mungojë në sofrën e Ramazanit.

Ajo gjithashtu duhet të përdoret jashtë muajit të Ramazanit në mënyrë të vazhdueshme pasi është një frut me dobi të pafundme.

Për shkak të sasisë së sheqerit që përmban ajo ndihmon trupin prej diarresë dhe sëmundjeve të tjera të imunitetit. Në ditët kur njerzit kanë shumë stres dhe janë të lodhur është mirë të hajnë hurma.

Ja disa të dhëna për hurmat:

* Hurma është e vetmja frut që përmban yndyrë, karbohidrate dhe proteina.

* Hurmat e reja ushqejnë lëkurën, pastrojnë njollat e saj dhe ndihmojnë shtatzanet.

*Për shkak të nivelit të favorshëm të hekurit që përmaban, ajo është një ilaç për anemikët.

* Forcon mëlçinë pasi përmban vitaminat B1 dhe B2.

*Ajo është efektive kundër kollës dhe dhimbjeve të fytit.

* Hurmat në sajë të fosforit të bollshëm dhe kalciumi që përmbajnë kanë një funksion mbrojtës kundër çrregullimeve të kockave.

* Për agjëruesit është e favorshme sepse ka sheqer të tillë që e ndihmon trupin nga uria.

/Dorjan Gjepali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar