Hungaria i jep Rusisë kontratën për centralin bërthamor

Rusia do të ndërtojë dy blloqe të reja bërthamore për prodhimin e energjisë elektrike në Hungari. Gjatë bisedimeve të zhvilluar ditën e martë në Moskë, Presidenti rus, Vlladimir Putin dhe kryeministrin hungarez, Viktor Orban arritën marrëveshje për ndërtimin e këtyre blloqeve në fabrikën centralin nuklear për prodhimin e energjisë elektrike ‘Paks’ të Hungarisë . Paks

Rusia do të ndërtojë dy blloqe të reja bërthamore për prodhimin e energjisë elektrike në Hungari.

Gjatë bisedimeve të zhvilluar ditën e martë në Moskë, Presidenti rus, Vlladimir Putin dhe kryeministrin hungarez, Viktor Orban arritën marrëveshje për ndërtimin e këtyre blloqeve në fabrikën centralin nuklear për prodhimin e energjisë elektrike ‘Paks’ të Hungarisë .

Paks menaxhohet nga kompania shtetërore hungareze MVW, i cili është një grup që importon gazin natyror nga Rusia, ndërsa raportohet se ka ndërmend që të kërkoj rinegociim të çmimit për këtë produkt me Gazpromin.

Putin tha se dy njësitë e reja në centralin Paks, që gjendet në jug të Budapestit, do të dyfishojë kapacitetet e këtij centrali të dikurshëm sovjetik, i cili aktualisht prodhon 2 GW/h.

Kryeshefi i kompanisë shtetërore ruse Rosatom, Sergei Kiriyenko, tha se Rusia po i ofron Hungarisë mbi 10 miliardë euro për ndërtimin e këtyre njësive të reja.

Gjithashtu edhe kompania franceze Areva dhe ajo amerikane Ëestinghouse kanë shprehur interes për këtë kontratë.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar