Humels i thotë jo Barcelonës

Humels i thotë jo Barcelonës

Lideri i prapavijës së Borusias së Dortmundit, Mats Humels, nuk ka ndërmend të ndërrojë ambient edhe për këtë vit, duke i thënë “jo” interesimit të Barcelonës. Katalanasit duhet të prasin të paktën edhe një vit për të gjetur zëvendësuesin e kapitenit legjendar Karles Pujol. “Edhe vitin tjetër do jem këtu. E them me siguri të

Lideri i prapavijës së Borusias së Dortmundit, Mats Humels, nuk ka ndërmend të ndërrojë ambient edhe për këtë vit, duke i thënë “jo” interesimit të Barcelonës.

Katalanasit duhet të prasin të paktën edhe një vit për të gjetur zëvendësuesin e kapitenit legjendar Karles Pujol.

“Edhe vitin tjetër do jem këtu. E them me siguri të plotë. Ndihem i lumtur në Dortmund. Barcelona u përket atyre dy apo tre klubeve që kanë shfaqur interes për mua, por unë i kam mbyllur derën çdo largimi të mundshëm në këto momente”, ka thënë Humels.

Në fund mbrojtësi i kombëtares gjermane ka folur edhe për përforcimet që duhen në skuadër, ku ai ka thënë se duhet të afrohen një mbrojtës i majtë, një qendërmbrojtës, si dhe dy alternativa për sulmin.

/Klajdi Lleshi/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar