Humb jetën vogëlushi i klasës së parë

Humb jetën vogëlushi i klasës së parë

Dita e tretë e fillimshkollës ka qënë fatale për vogëlushin 7-vjeçar K.P., i cili është përplasur nga një kamion. Aksidenti ndodhi sot rreth orës 8:45 në komunën Bërdicë në Shkodër. Viktima po kalonte rrugën për të shkuar në shkollë kur edhe ndodhi aksidenti që i mori jetën. Policia e Shkodrës ndërkohë bëri të mundur ndalimin

Dita e tretë e fillimshkollës ka qënë fatale për vogëlushin 7-vjeçar K.P., i cili është përplasur nga një kamion. Aksidenti ndodhi sot rreth orës 8:45 në komunën Bërdicë në Shkodër.

Viktima po kalonte rrugën për të shkuar në shkollë kur edhe ndodhi aksidenti që i mori jetën. Policia e Shkodrës ndërkohë bëri të mundur ndalimin e drejtuesit të kamionit, 50-vjeçarit Ramiz Qoksi, banues në fshatin Trushk po të komunës Bërdicë.

Aksi Shkodër–Velipojë, ku edhe bën pjesë edhe komuna Bërdicë, prej kohësh është bërë një vendburim aksidentësh ku kanë humbur jetën shumë përsona, kjo si pasojë edhe e mungesës së sinjalistikës rrugore.

/Osman Stafa/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar