Humb jetën punonjësi i OKB i infektuar me virusin EBOLA

Një punonjës i OKB i infektuar me virusin EBOLA ka humbur jetën në spitalin në Gjerman. Viktima ka punuar si zyrtar mjekësor me OKB në Liberi, një nga vendet më të prekura nga ky virus. Ai ka mbërritur në Gjermani të enjten e kaluar, ku izolua menjëherë dhe iu nënshtrua mjekimit, por 56 vjeçari nuk

Një punonjës i OKB i infektuar me virusin EBOLA ka humbur jetën në spitalin në Gjerman. Viktima ka punuar si zyrtar mjekësor me OKB në Liberi, një nga vendet më të prekura nga ky virus. Ai ka mbërritur në Gjermani të enjten e kaluar, ku izolua menjëherë dhe iu nënshtrua mjekimit, por 56 vjeçari nuk e ka mundur këtë sëmundje. Lajmi është bërë i ditur nga mjekët e spitalit Leipzig, të cilët deklaruan se i infektuari humbi jetën në orët e para të ditës së martë,

Burime të spitalit bëjnë me dije se pavarësisht kujdesit intensiv dhe përpjekjes 56-vjeçari nuk mundi të mbijetonte. Sipas të përditshmes Der Spigel, ky është pacienti i tretë që po trajtohet në Gjermani.

Virusi EBOLA ka marrë jetën e 4000 persona kryesisht në Liberi, Sierra Leona, Guinea dhe Nigerria. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka përshkruar virusin EBOLA si më të rëndë të kohëve moderne. Shtete të ndryshme kanë filluar të punojnë për të vendosur masat parandaluese për përhapjen e virusit në njësisnë territoriale të tyre.

/Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar