Hulio drejt rikthimit

Hulio drejt rikthimit

Hulio Sezar pritet të rikthehet në Itali jo tek ekipi që arriti të fitonte gjithçka, por tek nënkampionët e Italisë Napoli. Napolitanët raportohet se janë në negociata të avancuara për të nënshkruar me portierin e QPR. Sky Italia shkruan se Napoli tashmë ka rënë dakord me QPR për huazim njëvjeçar të brazilianit, por kushtet personale

Hulio Sezar pritet të rikthehet në Itali jo tek ekipi që arriti të fitonte gjithçka, por tek nënkampionët e Italisë Napoli.

Napolitanët raportohet se janë në negociata të avancuara për të nënshkruar me portierin e QPR.

Sky Italia shkruan se Napoli tashmë ka rënë dakord me QPR për huazim njëvjeçar të brazilianit, por kushtet personale ende nuk janë vendosur.

Hulio Sezar kërkon 2.6 milionë euro, derisa Napoli ofron 2.2 milionë.

Ish-portieri i Interit pritet të arrijë si zëvendësim për Morgan de Santis, i cili është duke u kërkuar nga Roma.

Braziliani kërkon një ekip që të luajë në vazhdimësi pasi nuk dëshiron që të humbas “Botërorin 2014” me Brazilin.

Portieri u shpall “doreza më e mirë” e Kupës së Konfederatave e cila u mbajt në Brazil.

/Ariglon Pali/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar