Hua e re për Greqinë

Hua e re për Greqinë

Inspektorët ndërkombëtarë pritet të vendosin për t’i dhënë Greqisë një sasi tjetër huaje nga paketa e shpëtimit, ndonëse theksoi se vendi ndeshet me një të ardhme ekonomike të pasigurt. Ata arritën të hënën  nw një marrëveshje me Athinën për pushimin nga puna të mijëra punonjësve të sektorit public, si shkëmbim për lëshimin e këstit të

Inspektorët ndërkombëtarë pritet të vendosin për t’i dhënë Greqisë një sasi tjetër huaje nga paketa e shpëtimit, ndonëse theksoi se vendi ndeshet me një të ardhme ekonomike të pasigurt. Ata arritën të hënën  nw një marrëveshje me Athinën për pushimin nga puna të mijëra punonjësve të sektorit public, si shkëmbim për lëshimin e këstit të ri të huas.

Ndërkohë, ministrat e financave të Eurozonës po shqyrtojnë marrëveshjen në Bruksel. Huaja e re  mund të jetë mbi 10 miliardë dollarë, por ajo mund të ndahet në disa pjesë.

Greqia ndodhet në vitin e 6-të të recesionit. Inspektorët e borxhit nga vendet evropiane që po i japin hua Greqisë, nga FMN-ja dhe Banka Qendrore Evropiane, thonë se Athina po shënon përparim, por shtojnë se e ardhmja mbetet e pasigurt.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar