Homazhe për Heroi e Demokracisë, Azem Hajdari do prehet në varrezat e Dësshmorëve të Kombit

Heroi i Demokracisë, Azem Hajdari do të prehet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Në ceremoninë eorganizuar nga Bashkia Tiranës, personalitete të larta të jetës politike nga Shqipëria dhe më gjërë, krerët e partive politike, studentë të dhjetorit ’90, intelektualë, nismëtarë të lëvizjes për demokrakraci, miq shokë dhe kolegë të Azem Hajdarit po kryejnë homazhe

Heroi i Demokracisë, Azem Hajdari do të prehet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Në ceremoninë eorganizuar nga Bashkia Tiranës, personalitete të larta të jetës politike nga Shqipëria dhe më gjërë, krerët e partive politike, studentë të dhjetorit ’90, intelektualë, nismëtarë të lëvizjes për demokrakraci, miq shokë dhe kolegë të Azem Hajdarit po kryejnë homazhe për nder të tij në hollin e Pallatit të Kongreseve dhe më pas do ta përcjellin në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Homazhet po zhvillohen në Pallatin e Kongreseve, ku arkivoli i vendosur në shtratin e topit do të qëndrojë aty deri në orën 12:00. Pas homazzheve trupi do të përcillet për në varrezat e Dëshmorëve të Kombit dhe në orë 12:30 do të nisë ceremonia e varrimit.

Azem Hajdari, Heroi i Demokracisë mban titullin më të lartë të Republikës së Shqipërisë “Urdhëri i Flamurit” dhe titullin më të lartë në Republikën e Kosovës, “Medalje e Lartë e lidhjes Shqipare të Prizerenit”, dhënë nga ish-Presidenti Ibrahim Rrugova. Azem Hajdari ka marrë titullin “Nderi i Tiranës” dhe thuajse i të gjithë bashkive dhe komunave të Republikës së Shqipërisë.

Biografia e Azem Hajdarit:

-Azem  Hajdari u lind më 11 mars 1963, në qytetin Bajram Curri;

-I martuar, me tre fëmijë, Kirjaldi, Rudina dhe Azemi i vogël, i  lindur katër muaj pas vdekjes së Azemit;

-Më 1987, fiton të drejtën e studimit dhe regjistrohet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike e Juridike;

-Në vitin 1993 diplomohet për filozofi, në Universitetin e Tiranës;

-Në vitin 1995 diplomohet si jurist, në Universitetin e Tiranës;

-Në vitet 1993-1994 ndjek kualifikim pasuniversitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për filozofi;

-Më 1996 ndjek kualifikim për politikat e sigurisë e mbrojtjes, në kuadrin e NATO-s, në Garmisch-Partenkirchen, në Gjermani;

Aktiviteti Politik:

-Dhjetor 1990 – Udhëheqës i Lëvizjes Studentore;

-Dhjetor 1990 – shkurt – Kryetar i Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike;

-1991 – 1993 – Nënkryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe anëtar i Komitetit të saj Drejtues;

-31 mars 1991- Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shkodrën;

-22 mars 1992 – Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shijakun;

-26 maj 1996 – Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Bulqizën;

-29 qershor 1997 – Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Tropojën;

-1992-1996 – Kryetar i Komisionit Kuvendor për Rendin Publik dhe SHIK-un;

-Nëntor 1996 – Kryetar i Sindikatave të Pavarura Shqiptare;

-Qershor 1997 – Kryetar i Komisionit Kuvendor për Mbrojtjen Kombëtare;

-1995 – 1998 – President i klubit të futbollit “Vllaznia” – Shkodër dhe president i Federatës Shqiptare të Arteve Marciale

 

/Rovena Dupi/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar