Hoffman: Interkonjeksioni me Kosovën, nis gjatë këtij viti

Hoffman: Interkonjeksioni me Kosovën, nis gjatë këtij viti

Ndërtimi i linjës së interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës do të nisë brenda këtij viti. Lajmi  është bërë I ditur nga ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Helmut Hoffmann. “Unë kam dëgjuar që në të shkuarën ka pasur disa probleme mes dy palëve dhe për shkak të këtyre është humbur një fare kohe,

Ndërtimi i linjës së interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës do të nisë brenda këtij viti. Lajmi  është bërë I ditur nga ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Helmut Hoffmann.

“Unë kam dëgjuar që në të shkuarën ka pasur disa probleme mes dy palëve dhe për shkak të këtyre është humbur një fare kohe, por tani është përmbyllur tenderi i dytë dhe të gjitha etapat janë kaluar. Tani ne shpresojmë shumë që ky projekt të gjejë mbylljen e suksesshme sepse është shumë i rëndësishëm. Ne do të bashkëpunojmë me qeverinë e re dhe besojmë se nuk do të na dalin më kleçka rrugës në lidhje me realizimin e këtij projekti”- tha Hoffman.

Ambasadori garanton se Gjermania do të mbështesë  proçesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian megjithëse qeveria e re do të hasë vështirësi, pasi arka e shtetit është dorëzuar bosh dhe qeverisë së re do t’i duhet të ndërmarrë politika për të mos lejuar thellimin e krizës ekonomike.

“Gjermania e mbështet në mënyrë aktive integrimin e Shqipërisë në Bashkimin e Evropian. Shqipëria është shumë afër integrimit të sigurt në Komunitetin Europian. Ne jemi shumë aktiv në lidhje me këtë proçes. Unë vetë nuk e di cila do të jetë përgjigjia që do të marrë Shqipëria, por di që vendi juaj ka bërë progres. Janë 12 kritere për tu përmbushur, Shqipëria një pjesë të tyre e ka përmbushur, ka edhe disa pika për të realizuar, duhet të presim progres raportin e BE-së.”theksoi ai.

Ambasadori gjerman, Hoffman ka vizituar nga afër hidrocentralin e Vau Dejës, komunën Qelëz në rrethin e Pukës, si dhe zona të tjera ku ka investuar qeveria gjermane.

Projekti i linjës së interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës konsiston në ndërtimin e një linje të tensionit të lartë, 400 kilovolt, me gjatësi rreth 238 km, prej së cilës 85.5 km në territorin e Kosovës dhe 153.5 km në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Vlera e përgjithshme e parashikuar e projektit është mbi 70 milionë euro, ku pjesën e Kosovës do ta financojë qeveria gjermane përmes Bankës për Zhvillim-KfW, pjesërisht në formë garanti dhe pjesën tjetër kredi afatgjatë. Pjesa e linjës në Shqipëri pritet të financohet po nga KfW-ja përmes kredisë afatgjatë. Ndërtimi i linjës së tensionit të lartë 400 kilovolt Kosovë-Shqipëri do të ndikojë në optimizmin e dy sistemeve, ngritjen e kapaciteteve transmetuese, si dhe ngritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së sistemeve elektroenergjetike të Kosovës dhe Shqipërisë.

/Elta Liksenaj/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar