Hiqet tatimi për pagat në 30 mijë lekë

Hiqet tatimi për pagat në 30 mijë lekë

Pagat deri në 30 mijë lekë nuk do të paguajnë tatimin mbi të ardhurat. Vendimi i marrë nga Qeveria ka hyrë në fuqi që më datë 1 maj. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tha se vendimi i marrë tashmë ka hyrë në fuqi pasi i kaloi me sukses të gjitha etapat e nevojshme. “Duke filluar

Pagat deri në 30 mijë lekë nuk do të paguajnë tatimin mbi të ardhurat. Vendimi i marrë nga Qeveria ka hyrë në fuqi që më datë 1 maj. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tha se vendimi i marrë tashmë ka hyrë në fuqi pasi i kaloi me sukses të gjitha etapat e nevojshme.

“Duke filluar nga data 1 maj 2013, pagat deri në 30.000 lekë do të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat nga punësimi. Në zbatim të ligjit 8438, datë 28.12.1998 ‘Për tatimin mbi të ardhurat’, i ndryshuar, tatimi mbi të ardhurat nga punësimi do të zbatohet për pagat mbi 30.000 lekë”, thuhet në njoftimin e Tatimeve.

Vendimi i Qeverisë për të hequr tatimin mbi të ardhurat nga punësimi do të sjellë më shumë përfitim për qytetarët që kanë këtë nivel page. Ky vendim u jep mundësinë qytetarëve që që këto para t’i marrin në dorë.

Nëse me ligjin e vjetër të gjithë ata që kishin pagën 30 mijë lekë tatoheshin 10% të vlerës së saj, duke filluar nga data 1 maj qytetarëve me këtë nivel të ardhurash u hiqet detyrimi për të paguar tatim mbi të ardhurat.

Vendimi për heqjen e tatimit për pagat deri në 30 mijë lekë që ka filluar të zbatohet u kursen qytetarëve gati 15 mijë lekë, ç’ka automatikisht përkthehet në rritje pagash, pasi tashmë qytetarët këtë shumë do të mund ta marrin në dorë.

 /Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar