Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Hiqet masa e pezullimit për Shkollën e Lartë “Hëna e Plotë”(Bedër)

Hiqet masa e pezullimit për Shkollën e Lartë “Hëna e Plotë”(Bedër)

0 Komentet 🕔19.09.2014 - 08:43

Këshilli i Ministrave vendosi heqjen e masës së pezullimit të përkohshëm për Shkollën e Lartë” Hëna e Plotë” (Bedër). Ky vendim bën të mundur vazhdimin normalisht të procesit akademik në këtë institucion.

Pas një procesi disa javor për plotësimin e sugjerimeve të bëra nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve, Bedër përbushi me sukses të gjitha rekomandimet në një kohë të shkurtër.

Në vendimin e miratuar nga Këshilli i Ministrave thuhet se “Hiqet masa e pezullimit të veprimtarisë për institucionin privat të arsimit të lartë, Shkolla e Lartë Private “Hëna e Plotë” (Bedër). Shkolla e Lartë Private “Hëna e Plotë” (Bedër) të vijojë veprimtarinë akademike, duke respektuar të gjitha të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga legjislacioni i arsimit të lartë. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Shkolla e Lartë Private “Hëna e Plotë” (Bedër) për zbatimin e këtij vendimi. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”

Shkolla e Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër) vlerëson dhe mbështet hapin e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për përmirësimin dhe zhvillimin e arsimit të lartë në Shqipëri. Bedër, që nga themelimi i tij, është udhëhequr nga parime të larta profesionale dhe i gjithë aktiviteti i zhvilluar është konform ligjeve dhe rregullave në fuqi.

Vendimi i Këshillit të Ministrave i hap rrugë procesit të regjistrimit për vitin akademik 2014-2015 për të gjithë maturantët që dëshirojnë të studiojnë në një nga programet e studimit që ofron ky institucion. Gjithashtu Bedër ka marrë të gjithë masat për të administruar sipas të gjitha udhëzimeve të dala nga MAS, procesin e transferimit të studentëve nga institucionet publike dhe private ndaj të cilave është marrë masa e heqjes se licencës.

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Moti

Sot E shtunë E diel
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on April 27, 2018
Clear
30°/16°
It is forcast to be Chance of a Thunderstorm at 7:00 PM CEST on April 28, 2018
Chance of a Thunderstorm
31°/16°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on April 29, 2018
Clear
31°/15°
Sot E shtunë E diel
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on April 27, 2018
Clear
24°/10°
It is forcast to be Chance of 	
Shiu! at 7:00 PM CEST on April 28, 2018
Chance of Shiu!
28°/13°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on April 29, 2018
Clear
28°/13°
Sot E shtunë E diel
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on April 27, 2018
Clear
28°/12°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on April 28, 2018
Clear
29°/12°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CEST on April 29, 2018
Pjesërisht vranët
29°/12°

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr